Ligjvenesit amerikane diskutojne rreth marredhenieve me Pakistanin pas vrasjes se bin Ladenit

Ligjvenesit amerikane po ngrene pyetje se si udheheqesi terrorist i al-Qaides bin Laden ishte ne gjendje te jetonte ne nje kompleks te fortifikuar ne nje qytet te Pakistanit per gjashte vjet pa dijenine e qeverise pakistaneze zbulimit apo ushtrise. Disa ligjvenes po thone se marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Pakistanin jane ne udhekryq.
Drejtori i Agjencise Qendrore te Zbulimit Leon Panneta njoftoi anetaret e Kongresit ne nje sesion me dyer te mbyllura te marten mbi detajet e aksionit qe coi ne asgjesimin e Osama bin Ladenit. Pas takimit kryetari i Komisionit te Dhomes se Perfaqesuesve per Sigurine Peter King republikan nga New Yorku u tha gazetareve se administrata e presidentit Obama dhe Kongresi duhet te rishqyrtojne marredheniet e Washingtonit me Pakistanin.
Vendndodhja e bin Ladenit krejt afer akademise ushtarake krejt afer zyrave qendrore te zbulimit pakistanez ISI duke banuar ne nje zone shume te pasur ku jetojne zyrtare ushtarake dhe te zbulimit te dale ne pension e ben shume te veshtire te besosh se disa elemente te qeverise pakistaneze qofshin te ushtrise apo zbulimit nuk kishin dijeni mbi kete.
Kongresmani King tha se marredheniet e Amerikes me Pakistanin kane qene te trazuara me pare por tani gjenden ne udhekryq.
Padyshim kjo eshte nje marredhenie shume e rendesishme por kjo marredhenie ka ndryshuar mendoj qe nga e diela. Kjo tashme do te jete pjese e negociatave pjese e takimeve mes pakistanezeve dhe administrates se presidentit Obama dhe Kongresit.
Ligjvenes te tjere po shtronin te njejten pyetje rreth asaj cfare dinte qeveria pakistaneze mbi vendstrehimin e bin Ladenit. Ne nje seance degjimore te caktuar me pare te Komisionit per Sigurine e Vendit mbi kercenimet ndaj Shteteve te Bashkuara qe burojne nga Pakistani ligjvenesja demokrate Jackie Speier e Kalifornise u shpreh keshtu
Bin Laden nuk u gjet ne nje shpelle kompleksi i tij ishte me pak se tre kilomtra larg nje akademie elite ushtarake te Pakistanit. Ne duhet te pyesim se si ishte e mundur qe ai te fshihet aty ku e shihnin te gjithe per nje periudhe kaq te gjate kohore.
Kongresmeni republikan Patrick Meehan i Pensilvanise shtroi pyetjen nese fakti qe bin Laden ishte ne gjendje te strehohej per gjashte vjet tregon ndarje te besnikerise apo bashkepunim mes disa pjesetareve te ushtrise apo zbulimit pakistanez.
Nje prej eksperteve ne seancen degjimore Seth Jones analist me pervoje me Korporaten Rand tha se gjate diteve menjehere pas sulmeve te 11 shtatorit 2001 ne Shtetet e Bashkuara autoritetet pakistaneze bene disa arrestime te udheheqesve te larte te al-Qaides ne zonat urbane perfshi organizatorin e dyshuar te sulmeve Khalid Sheikh Mohammed. Por ai tha se arrestime te tilla nuk kane ndodhur me gjate viteve te fundit.
Nese ka patur bashkepunim apo paaftesi te pakten nuk ka patur prioritet te larte ne goditjen e udheheqesve te larte te al-Qaides ne Pakistan.
Disa ligjvenes ngriten pyetjen nese udheheqes te tjere te larte te al-Qaides mund te jene duke u strehuar po ashtu ne Pakistan. Ekspertet e sigurise kombetare ne senacen degjimore u pajtuan se marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Pakistanin jane thelbesore per te dy vendet. Ata thane se te dy vendet duhet te jene te ndershme me njeri-tjetrin tani e tutje te pakten me dyer te mbylluara.