E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lutja e peshkut Shkoder 5 dhjetor 2110

Zot mos na len pa shpi. Edhe pse shpine e kena braktise aty jetojme ne shpine qe na ke dhane qysh se jena le. Zot ti je shpia jone ne qiell por Shkodra asht shpija jone ne toke.


Tash ne kjofte se don me na marre me vedi na e merr shpine e ne na njit ne qiell se ne toke pa shpine tone nuk mund te jetojme ma kurrkund. Ka do dite qe kam heshte me mujte me gjete fjalet. Ka nji jete qe lutem per tane boten por tash do dite pa lot lutem per shpine ku na ke le.


Uji qe kena pi njaty per here te pare asht po nji ky uje qe po na mbyt. A thue kaq pis jena ba sa me na u dashte nji banje kaq permbytese Zot qellimet tueja nuk mund ti veme ne dyshim as tash qe po mbytena prej lotesh qe nuk qesim mos me randue shpine ma shume prej ujit qe bjen prej qiellit. A mbruhet ma buka me kete uje qe na mbyti shpine


A lahen ma faqet me kete uje Teshat a thue thahen ma Peshku a thue hahet Shpirti ia del se asht drite e lahet vec me drite por trupi Zoti jone vuen si femije qe shef nanen tue iu mbyte.


Mot ma pare erdhen do njerez e te nxoren jashte prej shpise tone por na te mbajtem ne zemra e zemra u ba shpia jone jetuem bashke me Ty nder zemra mos me vdeke zemergur. Ti na ke mesue gjithnji si me jetue edhe pa shpine edhe pa boten edhe pa asgja tash na meso me jetue edhe nen uje. Na ban peshq velza na ven se sa te jena gjalle shpine tone ne toke nuk e lame.


Na e kena fajin e jo shpia Zoti jone por si duket ti na don ma fort ne se shpine kurse na kajhere duem shpine ma fort se ty Zot ti je shpia jone ty te duem ma fort se asgja tjeter ne bote se ti je i vetmi qe nuk permbytesh por na e len nji shpi edhe ne toke na i laj mkatet tona me ket uje qe per ty me vazhdue mbi kendue e me qeshe mbi bote.


Njerezit dine vec me u ankue e shpesh harrojne me u lute kur uji ende nuk ka ardhe. Na lag atehere e na kujto pra se shpine nuk duhet me e lane se shpirtin nuk duhet me e shite e na meso me Shkodren mos me ba tregti na meso mos me prostitue me shpine qe na ke dhane.


Na meso me u dashte e ne kjofte se dikush po mbytet ne bregun matane na jep mend mos me kerkue pare me e pshtue na meso me pyete te tjeret a kane buke me hanger edhe kur na vete nuk kena uje me pi na meso me dhane cka kena atij qe ska na meso qe Shkodren mos me e trajtue si dashnoren e shekujve por si dhuraten qe ti na ke dhane. Na meso pra me pshtue te afermin e jo me fitue pare e zgerdhimje me hallin e tij.
Kaq uje kam mbrende ne shpirt o Zoti jone sa tash jam ba peshk qe jeton nder lotet e vet.


Kur njaty ne ate uje dikur kam xane peshk gjithnji i kam puthe ata do i kam hanger do i kam leshue si ma ka ndie zemra pa e dite se dikur tash vinte dita me u ba vete peshk e prape afer Shkodres me jetue e mbi uje me u hjedhe per me pa dritoren e shpise e driten e diellit tand.


Paret qe kam ne trup tash nuk vyejne me shite e me ble por me ruejte lekuren prej te ftoftit te ujit syte bishti e krahet bashke me halat e kurrizit me duhen me shetite ne brigjet e tokes.


Ne mullzen e ajrit kam ruejte dashnine per ty e per shpine e vjeter. Tash qe jam peshk jam binde se tjeter kujt nuk i bindem pervec se Ty.
Zot kam provue me fole me njerez per me pshtue vedin te tjeret e boten.


Por asht e kote vec ti mundesh me na pshtue ne Shkodren e tane boten. Dielli ka me dale une e kam pa pse ti ma ke lejue e shpia jone ne toke ka me shndrite ashtu sic ti e don lutja tash qe te baj asht Me len me i diftue njerezve te shpise cka me ke lane me pa. Me i diftue njerezve te mij se peshku nuk mendon sepse ai din gjithcka qe ti i ke diftue tash mbas njiqind vjetsh.


Ma teper asht kot me fole tash due prape me heshte e peshk me u ba si Shen Kolli per cdo va me gjete fjalet e Tueja se fjalet e botes shkojne e vijne Tuejat mbesin se nuk ka uje ere as fortune qe i luen Zot falemnders qe me lejove me tu lute qe ma hape zemren e me bane peshk se tue kene njeri mujta vec me pa ate qe kisha parasysh tash tue kene peshk mundem me jetue nder lote e me i diftue botes se shpia jeme ne toke asht ndertue ne zemren tande ne qiell.
Shen Kolli asht shejti mbrojtes prej ujnave dhe 6 dhjetori asht dita qe njihet si dita e Shen Kollit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›