E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra pa uje te pijshem Meta Nuk e besoj

Kreu i METE viziton ujesjellesit ne Shkoder Ekipet e Ministrise se Shendetesise po mbrojne ujin e pijshem


Ne kushtet kur eshte permbytur gjysma e qytetit krahas ushqimeve jetike per Shkodren eshte edhe uji i pijshem. Prej disa ditesh pompat e ujesjellesit te qytetit kane qene te rrezikuara nga permbytja cka do te sillte edhe mungesen e ujit te pijshem per banoret. Nisur nga kjo ministrat Ilir Meta dhe Sokol Olldashi inspektuan dje kete stacion.


I pyetur per faktin qe opozita ka pohuar se nje pjese e Shkodres nuk ka uje te pijshem Meta eshte pergjigjur Nuk e besoj. Per kete arsye te gjithe ekipet e Ministrise se Shendetesise se bashku me ekipet e Shendetit Publik te Shkodres kane marre te gjithe masat duke realizuar nje proces teper te rendesishem ne perpjekjet per te mbrojtur ujin e pijshem dhe per ta kontrolluar ate por edhe per te eliminuar cdo gje qe mund te sillte problem per shendetin e ketyre banoreve.


Me tej kreu i METE-s shtoi se mbrojtja e Ujesjellesit te Shkodres eshte nje nder prioritetet kryesore te Shtabit te Emergjences dhe shprehu besimin se me punen qe eshte bere dhe po behet me angazhimin dhe perkushtimin e te gjithe autoriteteve per mbajtjen e tij ne gjendje funksionale.


Shqiperia ne fokusin e mediave boterore


Mediat boterore kane pasqyruar gjeresisht permbytjet me te fundit ne Shqiperi. Ne nje prej lajmeve kryesore te publikuara dje ne CNN shkruhej se pothuajse i gjithe veriu i Shqiperise ndodhet nen uje dhe sipas nje qytetari i cili kishte derguar fotografite per televizionin amerikan banoret e Shkodres nuk po marrin ndihmen e mjaftueshme.


Sipas Associated Press Shqiperia i ka kerkuar ndihme NATO-s per te shpetuar banoret nga zonat e permbytura. Nje vemendje te vecante i ka kushtuar permbytjeve ne Shqiperi edhe agjencia franceze e lajmeve AFP agjencia e lajmeve Reuters televizioni Euronews agjencia italiane e lajmeve ANSA etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›