E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistikat piramidale kercenojne stabilitetin

Analiza qe shoqeron buxhetin e ketij viti eshte e paqarte dhe e dyshimte. Prandaj me eshte dashur shume pune mbi shifrat e tij per te kuptuar se cpo ndodh per shkak te mungeses se statistikave te besueshme dhe analizes se qarte qe na ofroi relacioni i buxhetit 2011.


Nderkaq nga nje analize profesionale del se buxheti i ketij viti mbeshtetet mbi te njejten logjike te piramides te se kaluares dhe piramides se buxheteve pararendese. Kjo logjike po kercenon seriozisht stabilitetit makroekonomik.


1. Paqartesia e te dhenave kamuflon logjiken piramidale dhe riskun e destabilizimit makroekonomik


Nje muaj me pare ne debatin per buxhetin faktik kryeministri premtoi se do te sillte per rishikim buxhetin e vitit 2010 sepse sipas tij te ardhurat qenkeshin rritur si asnjehere ne turizem dhe se shpenzimet e shtrenjta te infrastruktures rrugore po sillnin bumin ekonomik. Nuk kam asnje iluzion per kete premtim krejtesisht te pamundur per tu realizuar sepse ritmet e zhvillimit ekonomik sic do analizoj me poshte nuk e mundesojne kete premtim.


Zhvillimi ekonomik jep impaktin e vet ne rritjen e te ardhurave buxhetore. Ne fakt ato si 10 mujor shtohen sa gjysma e nivelit te programuar per vitin 2010. Nderkohe duhet theksuar se ne kete shtese 40 vjen nga zeri te ardhura te tjera jo tatimore te cilen qeveria nuk e sqaroi se cfare perfaqeson por qe gjithsesi nuk vijne prej rritjes ekonomike. Rritja ekonomike shpreh ne menyre te drejtperdrejt rritjen e treguesit te te ardhurave nga tatimet dhe doganat si zeri kryesor i te ardhurave te buxhetit.


Nga analiza e ketij treguesi del se shtesa e te ardhurave nga tatimet dhe doganat si per 9 mujorin ashtu dhe per 10-mujorin ka qene e njejte rreth 10 miliard leke respektivisht 9875 dhe 9857 milione leke apo per skrupulozitet me nje renie 18 milion leke si 10-mujor.


Kjo tregon se ne muajin tetor nuk ka pasur asnje ndryshim kundrejt shtatorit dhe se tetori eshte karakterizuar nga stanjacioni ekonomik. Ndersa me tendencen qe shfaqet nga rritja e te ardhurave nga tatimet dhe doganat edhe ne kete tregues ne 10 muajt e vitit 2010 rritja eshte gati sa gjysma e asaj vjetore te programuar qeveria nuk mund te realizoje te ardhurat ne periudhen qe vjen sepse eshte e pamundur qe ne dy muajt qe mbeten te realizohen po aq te ardhura nga tatimet e doganat qe u realizuan ne 10 muaj.


Ky realitet i shifrave e kthen ne flluske premtimin e kryeministrit per rishikim te buxhetit 2010 me synim rritjen e te ardhurave mbasi nuk rezultoi asnje bum ekonomik i premtuar. Ne fund te vitit sic ka ndodhur edhe vitet e kaluara qeveria do te na sjelle nje akt normativ per uljen e te ardhurave buxhetore.

Pasojat e ketij veprimi tashme dihen ato shoqerohen ose me ulje investimesh ose me rritje deficiti secila shume negative per ekonomine.


2. Buxheti 2011 as i madh as historik por kopje e buxhetit fillestar 2010


Por a nuk ka qene gjithnje ne historine e tranzicionit buxheti i nje viti nominalisht me i madh se i nje viti me pare dhe per pasoje me i madhi historik per ate kohe

do te thote pra buxheti historik me i madh Nuk ka buxhet historik as te madh as te vogel. Buxheti eshte i kushtezuar nga mundesite materiale dhe financiare te vendit. Parimi kryesor duhet te jete shtrirja e kembeve sa ke jorganin.


Ky parim gjen zbatim qe nga familja deri tek shteti me i fuqishem. Sepse askush nuk te jep borxh pa fituar. Prandaj qeveria ne vend te ketij qendrimi amatoresk dhe mburracak duhet te zbriste me kembet ne toke.


Buxhetet kane qene vazhdimisht deficitare mezi kane perballuar pagat dhe pensionet ne nivel minimal me pak mundesi per investime ne infrastrukture edhe pse stoku i borxhit publik po rritet cdo dite. Prandaj nuk kemi te bejme aspak me nje buxhet historik ne te kunderten kemi nje buxhet qe si ne nivelin e te ardhurave dhe ate te shpenzimeve eshte sa buxheti fillestar i vitit 2010.


Por qeveria perseri nuk terhiqet nga premtimet euforike qe nuk do i realizoj dot brenda vitit 2010 si vit i cudirave kur turistet erdhen lume dhe te ardhurat nga turizmi dhe aktiviteti ekonomik na rendisin te paret ne klasifikimin europian e pertej sic degjuam perseri nga mazhoranca ne debatin per buxhetin. Kjo eshte arsyeja qe buxheti 2011 eshte i pabesueshem dhe jo realist si ai i 2010-es.


Nga kjo rezulton se shtesa e te ardhurave nga tatimet e doganat prej 10 miliarde leke ka ardhur vetem nga doganat ndersa rritja nga tatimet eshte ose 0 ose negative. Ky rezultat jo vetem qe nuk flet per bum ekonomik por perkundrazi per rrudhje dhe pasiguri ne aktivitetin privat te biznesit prandaj te ardhurat tatimore nuk rriten ne 10 muaj kundrejt 2009. Kush flet per rritje te aktivitetit ekonomik ne keto kushte mbetet te kenaqet me rrobat e bukura te mbretit ne perrallen e Andersenit.


3. Rritja doganore ulja e importeve dhe zhvleresimi i lekut


Ndersa tatimet nuk rriten le te analizojme faktoret qe sjellin rritjen ne dogana. Pra si ka ndikuar tendenca e importeve dhe kursi i kembimit


Per kete iu referova te dhenave te botuara ne tabelen 16 te website-it te DPD per statistikat fiskale ne dogana ku gjeta disa xhevahire statistikash pasaktesish per zhdoganimet e karburantit si 9-mujor ku fale perdorimit te kontrollit logjik statistikor qe te ofron shkenca e statistikes kupton pasaktesite shtese vetem si 9-mujor 125 mije tone kur totali vjet qe 432 mije tone sivjet si 9-mujor.


Per vitin 2009 shifra duhet jo 236 421 por 335 411 kurse 9-mujori 2010 362 mije tone. Duke iu kthyer analizes se doganave le te shohim si ka qene ndikimi ne to i aktivitetit ekonomik duke ilustruar kete me ecurine e importeve.


Per kete i jam referuar ecurise se importit per 9-mujorin e 2010-es kundrejt 9-mujorit te 2008-es periudhe akoma te paprekur nga kriza globale si dhe kursit te kembimit te lekut ne euro e dollare per kete periudhe. Nga kjo rezulton se rritja e importit te taksuar per kete periudhe qe vetem 107 ndersa kursi i kembimit te lekut ne dollare dhe euro rritet perkatesisht 129 dhe 112 .


Kjo do te thote se niveli real i importeve ne 2010 nuk ka arritur as nivelin e asaj te para krizes se vitit 2008. Dhe se shtesa e importit ne lek eshte vetem rezultat i kursit te kembimit te lekut ne fakt te zhvleresimit te tij. Kete situate megjithese me ndrojtje qe mos te prishe qetesine e qeverise e shprehu edhe BSH. Edhe indeksi i shitjes me pakice per tremujorin e trete te ketij viti ka renie nga viti i kaluar.


Kjo do te thote se ndersa pritej te kishte shtese reale si rezultat i faktorit hapje e Tunelit te Kalimishat pa cka se me nje vit me vonese efekti i saj nuk ka bere te mundur qe shitjet me pakice qe flasin per shkallen e konsumit te popullates te jene te pakten ne nivelin e vitit te kaluar.


Prandaj situaten ekonomike te vendit ta gjykojme me logjike te ftohte jashte pasioneve e cdo euforie. Une i permbahem idese se nuk eshte ndonje fatkeqesi qe efekti i krizes ekonomike boterore u ndje me stanjacion apo qofte me renie ekonomike.


Fatkeqesia e ketij vendi eshte qendrimi paranojak nga mosnjohja dhe pranimi i kesaj situate qe mund ta coje me keq kete vend. E kam thene edhe nje here se fatkeqesia e Titanikut nuk erdhi thjesht nga ajsbergu i madh por nga qendrimi megaloman dhe paranojak i kapitenit.


Prandaj kembengul ne nevojen per statistika te sakta ku te bazohej analiza e realitetit te vitit 2010 nga niset parashikimi per buxhetin e vitit 2011. Ne mungese te sa me siper ky buxhet nuk eshte as i matur si kerkon edhe BSH dhe as i besueshem.


Performanca e te ardhurave buxhetore per vitin 2010 nuk garanton realizimin e treguesve te parashikuar per vitin 2011 qe do shpien ne zhvleresimin e lekut e per pasoje ne renien e nivelit te jeteses se popullsise.


4. Regjimet jane kunder transparences. Atje sistemet e prodhimit te informacionit jane te komanduar dhe te dobet


Qeveria e sotme ka nje raport te dyshimte me shifrat dhe statistikat. Ky eshte shkaku qe - sic shprehet raporti i progresit te KE pavaresia profesionale e INSTAT nuk garantohet sa duhet ne ligj. Raporti i KE-se veren se ne fushen e statistikave dobesite vazhdojne sidomos ne statistikat bujqesore sociale te biznesit dhe ato makro-ekonomike.


Permiresimet jane te nevojshme ne metodologjine dhe burimet e llogarive kombetare ne statistikat e deficitit buxhetor dhe borxhit statistikat e IHD dhe statistikat e sektorit monetar e fiskal. Prandaj duhen burimet e nevojshme njerezore dhe financiare per te permiresuar kete sektor.


Edhe me pare opozita eshte shprehur kritike se shpesh statistikat jane te pasakta dhe te paplota dhe nuk ka as perpjekje per te rregulluar gabimet njerezore ne to. Te gjitha keto per te fshehur se ekonomia ose eshte ne stanjacion ose ka rritje rastesore jo te qendrueshme per arsye natyrore si p.sh. prodhimi i energjise elektrike per vitin 2009-2010 arsye koniunkturale si p.sh. rritja e eksportit te mineraleve apo per inerci sic qe venia ne pune e fabrikave te cimentos. Ne perfundim kujtoj se megjithese kryeministri premtoi se Raporti i BE-se do kthehet ne nje axhende pune per qeverine nuk pati asnje reflektim ne terma buxhetore te dimensionit te integrimit europian ne buxhetin e sapo aprovuar te 2011-es.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›