E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Shqiperia dhe lufta ndaj terrorizmit

Dokumentet amerikane tregojne prezencen e bazave terroriste ne Ballkan Shqiperia dhe vende te tjera i luftuan


Shqiperia permendet serish ne dokumentet e publikuara nga Wikileaks per luften kunder terrorizmit dhe kete here ne jemi nje vend qe duhet te merremi si shembull nga Kuvajti.

Materiali i publikuar dje eshte nje telegram midis Kuvajtit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne te cilen kerkohet nje angazhim me i madh ne luften kunder terrorizmit dhe vecanerisht ne parandalimin e financimit te grupeve terroriste ne vende te ndryshme te botes ku perfshihet Ballkani dhe Azia Jugore.


Nga dokumentet del qarte se grupet terroriste kane pasur bazat e tyre ne vendet e Ballkanit e lehtesuar kjo edhe nga situata e tranzicionit te gjate dhe e konflikteve te shumta ne rajon.


Aty theksohet se vendet e rajonit tone ku perfshihet edhe Shqiperia kane bere nje pune te kenaqshme ne nderprerjen e financimeve te dyshimta per grupet terroriste dhe per shkaterrimin e ketyre bazave te njohura si RIHS. Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk eshte e vetme ne shqetesimin e saj.


Gjashte qeverive te tjera Shqiperia Azerbajxhani Bangladeshi Bosnja-Hercegovina Kamboxhia dhe Rusia kane marre masa te dhunshme kunder degeve RIHS ne vendet e tyre-thuhet ne dokumentin e nxjerre nga Wikileaks.


Sipas ketij dokumenti talebanet jane te lidhur me Al-Kaiden dhe se mbeshtetja e SHBA-se per te nderprere financimin e ketyre grupeve eshte kritike per stabilitetin e Afganistanit Pakistanit dhe Azise Jugore e Qendrore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›