E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN: Vdes lideri i talebaneve ne Pakistan

Lideri i talebaneve te Pakistanit, Baitullah Mehsud, 34 vjec, ka vdekur pas nje semundjeje ne veshka. Mehsud eshte akuzuar nga qeveria pakistaneze per vrasjen e ish-kryeministres Benazir Buto me 27 dhjetor te 2007-es.

CNN duke iu referuar burimeve ne Islamabad, ben te ditur se Mehsud ka nderruar jete sot rreth ores 1. Vdekja e tij eshte konfirmuar edhe nga zyrtare ushtarake ne zone dhe nga mediat lokale. Por talebanet kane mohuar vdekjen e liderit te tyre.

Disa dite me pare mediat bene te ditur se ai ishte i semure dhe mund te nderronte jete brenda dy ditesh.

Mehsud ka mohuar ne cdo rast perfshirjen e tij ne vdekjen e Butos. “Ne nuk qellojme gra eshte”, shprehur ai nepermjet nje zedhenesi.

Ne intervisten e tij te pare, e transmetuar ne Al-Jazeera vitin e shkuar, lideri i talebaneve beri te ditur se objektivi i tij me i fundit ishte te sulmonte Nju Jorkun dhe Londren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›