Gjirokastër, shuhet zjarri, rreziko parkun e Antigonesë
GJIROKASTER - Një zjarr i madh ka rënë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në parkun arkeologjik të Antigonesë dhe një tjetër në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës bënë të ditur për ATSH-në se "zjarri në Antigone qarkoi gjithë territorin e parkut, duke djegur lisa dhe shkurre, por pa mundur të depërtojë brenda parkut për shkak të ndërhyrjes së banorëve dhe forcave zjarrfikëse".
Ndërsa zjarri në Komunën e Dropullit të Sipërm përfshiu oborret e dy banesave në fshatin Likomil, duke djegur pjesërisht edhe një vreshtë me rrush, theksuan burimet, duke shtuar se si pasojë e erës së fortë zjarri u përhap në faqen e kodrës në afërsi me kufirin me Greqinë, duke shkaktuar përsëri një zjarr me përmasa të mëdha.
Tre avionë dhe dy helikopterë zjarrfikës grekë, gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit, deri në shuarjen e plotë të tij.
(s.g/BalkanWeb)