Haxhinasto: Dialogu Kosovë-Serbi të ketë rezultate konkrete
TIRANË- Zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka zhvilluatr një takim me një grup prej 25 kosovarësh, punonjës në intitucionet qeveritare të Kosovës të cilët kanë ardhur në Tiranë për të marrë ekspertizë dhe përvojën e institucioneve të Shqiperise për çështjen e liberalizimit të vizave.
Gjatë takimit me delegacionin e administratës kosovare, Haxhinasto ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë ndaj procesit të liberalizimit të vizave të Kosovës.
“Kosova duhet të jetë sa më parë pjesë e këtij procesi. Këtë fund viti ju do të keni udhërrëfyesin dhe do të filloni me plotësime konkrete për standartet. Shqipëria mbështet me forcë këtë proces që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në hapësirën shengen. Rajoni duhet të integrohet mes vetes dhe në Evropë”,- theksoi Haxhinasto.
Duke prekur cështjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka bërë thirrje për arritjen e marrëveshjeve konkrete dhe të zbatueshme midis palëve.
(e.m/BalkanWeb)