E Shtunë, 31 Tetor 2026

CSKA kerkon nje gol ndaj Interit, si garanci per kualifikimin

Mbrojtesi i CSKA-se se Moskes, Aleksi Berezutski eshte shprehur se skuadra e tij,
ne rast se do te arrije te shenoje nje gol te vetem ndaj zikalterve te Hoze Murinjos, i ka te shumta gjasat qe te kete progres dhe te kualifikohet ne gjysmefinale te "Champions League". CSKA-ja eshte mundur ne ndeshjen e pare nga ekipi i Interit, me rezultatin 1-0, ndaj edhe ekipi rus pretendon se me nje gol ndaj skuadres italiane, do te jete te gjitha mundesite per te permbysur humbjen e kaluar, ne "San Siro". Mbrojtesi shprehet me besim te plote se skuadra ruse eshte ne gjendje qe te marre nje rezultat pozitiv, per te mundesuar pse jo kualifikimin e nevojshem ne raundin tjeter te "Champions League" . - "Ne duhet te shenojme te pakten nje gol ndaj Interit. Me e rendesishme eshte se ne Champions nuk kemi asgje per te humbur", - theksoi Berezutcki, per mediat italiane. - "Mendoj se kemi shanse, edhe pas humbjes. Interi ka 55 per qind te shanseve per te kaluar me tej," - perfundon Berezutski.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›