E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca favorite ndaj Arsenalit, Guardiola i trembet Teo Uolkot

Pep Guardiola ka pranuar para ndeshjes se sotme se Teo Uolkot perben nje shqetesim te madh per prioritetin e ekipit te Barcelones, ne perballjen direkte te Liges se Kampioneve, kunder ekipit te Arsenalit. "Ai eshte me i shpejte se i tere ekipi yne," - theksoi Guardiola. Skuadra londineze arriti ta ktheje rezultatin e ndeshjes nga dizavantazh 2-0, duke shenuar ne fund ne nje barazim 2-2. Uolkot shenoi njerin prej dy golave, ndaj ekipit te Barcelones, ne barazimin e ndeshjes se pare. "Teo ka nje shans te mire per ta filluar ndeshjen nga fillimi dhe ai mund te bej serish diferencen ne fushe", - theksoi trajneri i topcinjve, Arsen Venger. "Ne kemi nevoje per lojtare qe mund te bejne ndryshimin ne fushen e blerte", - u shpreh Pep Guardiola. Me ekipin e Barcelones, Arsenali nuk do te kete avantazh barazimin, sepse katalanasit shenuan dy gola jashte fushes, qe do te thote se dy barazimet e tjera poshte dy golave do te thote eliminim per ekipin e Venger. Kesisoj, skuadres angleze i intereson te mbrohet per te mos pesuar nga Barcelona dhe te realizoje nepermjet kundersulmit te ekipit. "Ne kemi nevoje te shfaqim tere shpirtin tone luftarak, - theksoi trajneri anglez, Arsen Venger,-problemi qe kemi ne kete moment eshte numri i madh i te demtuarve". Barcelona dhe Arsenali do te nisin ndeshjen me mungesa, ne secilin kamp. Katalanasit pretendojne finalen e dyte radhazi. Ne nje kohe qe perballe skuadres finaliste te Liges se Kampioneve, ne vitin 2006, pritet te luaje Tierri Heni, nga minuta e pare. Francezi, i cili ishte protagonist kryesor ne ndeshjen e "Champions" me Arsenalin do te vihet perballe "topcinjve", me te cilet arriti kulmin e karrieres se tij si futbollist.

Mungesat e Barcelones
Barcelona nuk do te kete ne dispozicion, ne ndeshjen e sotme dy lojtare, sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe Andres Iniesta, te cilet jane te demtuar, si dhe do te luaje me dy mungesa te tjere, Xherard Pikue dhe Pyjol, te cilet jane te skualifikuar. Rafael Markuez dhe Gabriel Milito jane lojtaret qe pritet te luajne ne mbrojtje.

Mungesat e Arsenalit
Arsenali nuk do te kete ne ndeshjen e dites se sotme kapitenin e ekipit, Ces Fabregas. Mesfushori theu kemben nga nje faull i Karlos Pyjol, para se ndeshja te barazohej ne 2-2. Pervec tij edhe Andrei Arshavin dhe Uiliam Galas do te mungojne ne kete perballje delikate, duke shtuar te demtuarin prej kohesh, Robin Van Persi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›