CV-të e Edi Ramës! 3 hipoteza politike, një teze juridike dhe një aksion ligjor ndaj shkeljes së ligjit nga Edi Rama
Kryeministri i zgjedhur (term pa asnjë referencë juridike, i shpikur nga një Piktor të cilit i lejohet të jetë kreativ në dizajnet e banerave figurativ të një fushate) në kulmin e skepticizmit publik mbi rikonfirmimin e mbajtjes së premtimeve elektorale të para 23 Qershorit, shpalli mbledhjen e CV-ve për ata që do të kontribuonin në zbatimin e planit qeveritar të Rilindjes. Siç dihet plani i Rilindjes është program i qeverisjes së ardhshme të Shtatorit ndaj dhe është plan qeveritar dhe ata që do të donin të kontribuonin nuk po u kërkohet të jenë vullnetarë apo aktivistë të shtetit por po u ofrohet të provojnë të kontribojnë-punësohen në shtet! Pra CV-të pavarësisht justifikimeve të Ramës apo zëdhënësve të tij, janë CV drejtuar PS, për tu punësuar! Por nga ana tjetër faqja online e Edi Ramës është një faqe partiake dhe pozicioni i tij deri në ditën e mandatimit si deputet në rastin më të pakët është pozicion i pastër partiak me asnjë mandat tjetër ligjor.
Termi “Kryeministri i zgjedhur” mund të konsiderohet fare mirë si Emri i Artit i partiakut Edi Rama por term juridik s’ka se si të jetë, pasi në këtë rast do të kërkonte referencë ligjore dhe të tillë s’ka. Ndaj dhe pretendimet se CV-të po i dërgohen Kryeministrit të Zgjedhur nuk qëndrojnë, pasi është e njëjta gjë si ti thuash po ja çojnë Kryerilindasit, Artistit, Piktorit, Mësuesit të Vizatimit, Basketbollistit, Avagardistit, Interesantit dhe çdo emër tjetër artistik apo denigrues, por që asnjëri nuk e tejkalon dot statusin e ngushtë juridik të Kryetarit të Partisë që ka marrë më shumë vota dhe është në pritje nëse mund të marrë një mandat!
Në asnjë rast në 23 vjet nuk është kryer një veprim kaq formal dhe kaq antishtet njëkohësisht sa ky. Punësimi në bazë të meritave partiake është një traditë antishtet 23 vjeçare, por asnjëherë ky veprim nuk është kryer kaq lakuriq sa tani dhe vetë analisto-apologët e Ramës dhe Rilindjes janë ndjerë keq këto ditë me këtë demostrim kaq të dukshëm të antishtetit në prag të “Rilindjes” së pretenduar të shtetit.
Në asnjë rast në 23 vjet nuk është dhënë një mesazh kaq parti-shtet sa ky dhe për më tepër kur kjo bëhet në emër “të rilindjes së vetë shtetit”!
Analisto-apologët e Rilindjes po rreken ta zhvleftësojnë arrogancën më të fundit të “Kryeministrit të Zgjedhur” duke e konsideruar këtë një festival amatoresk CV-sh apo ndonjë budallik i stafit amatoresk të Ramës, por në fakt e vetmja gjë që mungon në këtë demostrim është amatorizmi.
Dhe unë për këtë arsye ngre 3 hipoteza komplementare politike dhe një tezë juridike.
Hipoteza e parë politike:
Në kulmin e pritshmërisë së skepticizmit publik për rikonfirmimin e mbajtjes së premtimeve utopike deri në absurd, Rama shpiku CV-të si një bombë mediatike për të zhvendosur vëmendjen publike nga mosrealizimi i shëndetësisë falas sipas premtimit elektoral, i 300 mijë vendeve të punës, i taksave dhe TVSH-rave, i çmimeve të karburanteve apo ushqimeve, i çdo lloj artikulimi deri në kufijtë e absurdit para elektoral, por që mbeten të gjitha të shkruara me çdo lloj boje në sfondin lajle lule të lejlasë së programit spektaktolar! Fokusimi i të gjithëve në çështjen e punësimit partiak shton qindra mijë ushtarë që do të mbronin me forcë absurdin por ndërkohë në një formë apo tjetër do të kontribuonin edhe për shmangien nga pyetja bazë: PO PREMTIMET S’DO MBAHEN SIC NA U THA? Dhe armata gjigante e pretendentëve për punë për vete, apo për të afërmit e tyre do të legjitimonin edhe në emër të atyre që nuk kanë qëndrim apo s’janë shumë entuziastë për mosrealizimin e premtimeve drejtësinë e punësimit partiak dhe mosmarrjen me çështje më të përgjithshme si taksat apo çmimet (premtime bazë elektorale). Kështu veprimi antishtet i Artistit pavarësisht se ilegjitim do të legjitimohej si çështje për debat nga armata e shumicës, por ndërkohë e njëjta armatë do të justifikonte edhe largimin nga debati i vërtetë që koha kërkon: PO PREMTIMET?
Hipoteza e dytë politike:
Dhjetra mijë persona të organizuar në sigurimin e mbështetjes me votë apo me lekë për Rilindjen po tregohen të paduruar për të filluar punë në Shtator, mundësisht ditën e dytë te qeverisjes se në fakt kaq lehtë iu premtua. Janë shumë dhe padurimi dhe entuziazmi fare mirë mund të kthehen në stres dhe acarim dhe kjo mund të ndikojë në prishjen e atmosferës së muajve në vijim. Aplikacioni online i CV-ve në vetë faqen e “Kryeministrit të Zgjedhur”, e bën të besueshme se diçka po bëhet për ta. Dhe kjo ka efekt shumë pozitiv psikologjik në menaxhimin e stresit postelektoral të 300 mijë aplikantëve për punë dhe të afërmve të tyre brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu kjo ndihmon edhe sekserët e premtimeve për vende pune që të mos shqetësohen për ditë nga klientët e tyre që në fund të fundit po kërkojnë atë që u është premtuar. Po ashtu, teoria “po i shqyrtojme” është ilaç për menaxhimin e frustrimit dhe stresit jo për javë të tëra, por muaj, e deri dhe vite. Ndërkohë psikologjia e fajësimit që ke aplikuar me vonesë se tjetri kishte aplikuar më parë si me qenë llotari aplikimesh, për punën në shtet është një arsye më shumë për të mirëmenaxhuar nga sekserët elektoral nëpërmjet “mbajtjes me gajret” të hallexhinjve përkatës.
Hipoteza e tretë politike:
Aplikacioni dhe vetë ideja për të siç është marrë vesh menaxhohet nga Arbjan Mazniku dhe skuadra e tij e MJAFTG99. Ky person ka artikuluar mediatikisht në rolin e Kryetarit të Grupit të Punës për punësimin se si do të funksionojë gjoja databasa por që në fakt ka lançuar veten si Shefi i ri i Kuadrit. Ideja e një database me aplikime online për punësim u vodh nga Mazniku dhe Veliaj nëpërmjet Fondacionit MJAFT ne vitin 2005 nga një projekt që unë drejtoja në 2004 (www.punesimi.info) duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim me Nën/Kryetaren e Bashkisë Tiranë Znj. Vali Bizhga dhe përfaqësuesja e Bankës Botërore Znj. Ana Gjokutaj (bashkëshortja e Drejtorit të Soros në atë kohë) duke mashtruar sikur ishte një ide e re (kusht në tender në Beograd për të fituar projektin). Me këtë rast MJAFTG99 e integruar tashmë si Kabineti teknik i Edi Ramës lançohet si zyra e kontrollit dhe centralizimeve të pazareve me hallexhinjte dhe tashmë të gjithë e dimë se si funksionon tregu i punësimeve në shtet. Kjo i sjell pushtet të pakufizuar Veliajt, Maznikut dhe Fugës për të marrë nën kontroll çdo Pazar punësimi në PS.
Teza Juridike:
Hapja e aplikacionit për CV-të, për të kontribuar për Rilindjen pranë Kryetarit të Partisë Socialiste është një veprim antiligjor i cili: shkel dhe godet zbatimin e legjislacionit aktual për punësimin në administratën publike ushtron presion deri në pengim ndaj çdo punëonjësi të administratës publike si frikësim dhe demotivim për të ushtruar detyrën publike e cila i është ngarkuar pasi po bëhet gati pushimi masiv nga puna (edhe sepse përfaqësues të autorizuar të ekipit të Ramës kanë artikuluar publikisht terma si “administrata e re socialiste”, “populli ka votuar për një administratë tjetër”, etj)
institucionalizon punësimin në shtet bazuar në rrugë partiake që është në kundërshtim me legjislacionin për administratën publike shkel parimin e transparencës dhe konkurimit të hapur dhe të lirë në administratën publike mashtron publikisht një numër të papërcaktuar qytetarësh shqiptarë duke e prezantuar këtë proces si pranë një institucioni të autorizuar për këtë funksion (siç është shpikur termi joligjor dhe jo institucional “Kryeministri i zgjedhur”) kur në fakt kemi të bëjmë me një institucion partiak që e ka të ndaluar me ligj të marrë përsipër punësimin në administratën publike krijon administrata paralele ilegale që marrin përsipër të përzgjedhin aplikantë për punë në shtet që është në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar dhe kjo kategorizohet si krim në Kodin Penal institucionalizon pozicionin e stafit partiak të sekserëve të vendeve të punës në administratë publike duke kryer një vepër penale shkel hapur legjislacionin për mbledhjen dhe mbrojtjen e të dhënave personale duke mos vijuar me asnjë shënim të domosdoshëm mbi praktikën dhe ruajtjen e të dhënave personale duke mos cituar detyrimin për mbajtjen e një premtimi ligjor apo deklarimi publik mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe praktikat e ruajtjes së tyre, si dhe duke mos angazhuar aplikuesit për të shprehur ose jo një pranim ligjor të përdorimit të të dhënave të tyre dhe kufijtë përkatës të përdorimit të tyre duke sjellë: a) mundësinë e shantazhimit, përdorimit dhe keqpërdorimit personal të të dhënave të aplikuesit nga poseduesit e tyre në një kohë shumë vjeçare dhe pa afat; b) mundësinë e transferimit të të dhënave personale për qëllime përfitimi pranë ekipit të Rilindjes kur dihet shumë mirë se pranë këtij ekipi ka shumë përfaqësues biznesesh që kanë interes përfitimi financiar dhe marketingu në fusha si kompani interneti apo telefonike, marketing apo shitje në distancë, etj.; c) Mundësitë e shitjes së të dhënave personale pranë individëve apo kompanive të interesuara
Aksioni Ligjor
Për këto arsye, unë në emër të ZMK-së në zbatim të detyrimeve që kërkon legjislacioni shqiptar në të tilla raste do të paraqes pranë organeve kompetente denoncimet, ankesat, paditë dhe kallëzimet penale përkatëse.
Autori është Drejtor i ZMK-së