E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cahet koalicioni i majte ne Fier

Xhemil Beharaj

Perplasja e forte brenda koalicionit te majte ka nxjerre krye dhe ne Bashkine e Fierit. Socialistet dhe perfaqesuesit e LSI vendore jane perfshire ne nje konflikt, qe nuk ka kursyer as drejtues te larte vendore te ketij qyteti. Keshilltaret bashkiake te LSI-se Fier si dhe kreu i komanduar i kesaj force politike Dritan Prifti i kane kerkuar kreut te bashkise se ketij qyteti, Baftjar Zeqo, heqjen e nenkryetarit te kesaj bashkie, Haxhi Kalluci. Sipas burimeve te informacionit, si nga selia e LSI-se dega Fier ashtu edhe nga bashkia e ketij qyteti, largimi i Kallucit eshte kerkuar qe nga fundjava e kaluar. Haxhi Kalluci, ish-kreu i LSI-se Fier, eshte shkarkuar nga ky post disa kohe me pare dhe ne vend te tij ne krye te kesaj dege eshte komanduar deputeti i zones, Dritan Prifti. Ne kohen e zgjedhjeve te pushtetit vendor, kur LSI-ne e drejtonte ne Fier, Haxhi Kalluci, kjo force politike doli e dyta per anetare te keshillit bashkiak ne koalicionin e majte. Ne kuadrin e bashkeqeverisjes ne koalicion me PS-ne ne Bashkine Fier, u arrit marreveshja qe nenkryetar per arsimin e kulturen te jete Haxhi Kalluci, perfaqesues i LSI. Tashme qe ky i fundit eshte shkarkuar nga drejtimi i deges se kesaj partie, drejtuesit e rinj kerkojne edhe largimin nga posti i nenkryetarit te bashkise. Meqenese kjo eshte ne kompetence te kreut aktual te bashkise, Baftjar Zeqo, si per emerimin e zevendesit te vet ashtu edhe ne shkarkimin e tij, sipas socialisteve, anetaret e Keshillit Bashkiak te LSI-se kane kaluar ne koalicion me te djathtet. Nderkohe qe perfaqesuesit e LSI kerkojne qe menjehere sapo ndermarrja e ujesjellesve te kaloje ne varesi te bashkise, perfaqesuesi i tyre te marre drejtimin e kesaj ndermarrjeje te rendesishme. Madje, LSI e Fierit ka percaktuar edhe drejtuesin e ri te kesaj ndermarrjeje te ujesjellesit, Agim Plepin. Socialistet fierake akuzojne degen e LSI se si shperblim keshilltareve demokrate do t'u jepet mbeshtetja per kerkuar mocion mosbesimi per kreun e keshillit bashkiak, Myzelejen Hoxha qe eshte perfaqesuesi PS-se, duke propozuar ne vend te tij, Tomor Allkushi, i cili eshte perfaqesues i PD-se dhe kreu aktual i zyres se regjistrimit te pronave ne Fier.

Kreu aktual i keshillit bashkiak, Myzelejen Hoxha, ka nenvizuar se LSI- ja duke mos u kenaqur me ato cka i eshte afruar prej PS-se, i jane shtuar orekset politike dhe per t'i realizuar ato ka hyre ne pazare me krahun e kundert politik. Perfaqesuesi socialist ne krye te keshillit bashkiak, Hoxha pohon se, "ne qofte se e djathta arrin te marre kreun e keshillit bashkiak, kjo do te thote se kreu aktual i Bashkise Fier, Baftjar Zeqo, do ta kete shume te veshtire qe te kryeje qeverisjen vendore, pasi keshilli bashkiak qe do te drejtohet prej te djathteve do te kerkoje qe prej kreut te bashkise, qe eshte i se majtes, te zbatoje programin e tyre qeverises, gje qe eshte shume e veshtire". Nga ana tjeter nenkryetari aktual i Bashkise, Haxhi Kalluci, ka pohuar per gazeten se "nuk arrij qe te kuptoj kete lufte te hapur te LSI-se Fier dhe Dritan Priftit, pasi vertet me shkarkuan nga posti i kryetarit te LSI-se dega Fier me nje mesazh, por une jam perseri anetar i kesaj partie. Posti qe une mbaj eshte emertese direkt i kreut te bashkise, sikunder edhe cemerimi. Keto jane disa levizje te etura per pushtet qe nuk njohin kufi pasi kalojne sa majtas djathtas vetem per interesat e postit apo ofiqit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›