E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta i mori PS Gogen e Ndroqit

Konflikti ne baze midis Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim tashme eshte kthyer ne zhvatje te anetareve per kete te fundit. Para nje muaji, kreu i LSI-se, Ilir Meta, i zhvati PS-se 250 anetare te komunes se Ndroqit, si edhe kryetaren e kesaj komune, Fatime Goga, bashke me grupin e keshilltareve te saj. Afrimi i bere nga kjo parti u cilesua nga kryetari i saj si "renia e murit te Berlinit" brenda partise me te madhe ne opozite. "Rruga qe ka zgjedhur kreu i PS-se eshte per te mohuar ato vlera te pamohueshme qe ka pasur PS-ja ne jeten politike shqiptare, pavaresisht nga keto ndarje qe kane ndodhur dhe qe ne nje kohe te dyte do te sqarohen se kush e futi faren e percarjeve dhe intrigave brenda te majtes", ka deklaruar Meta, gjate dorezimit te teserave per anetaret me te rinj te partise se tij. "Por, pavaresisht me te gjitha keto, ne do t'i themi edhe Edit dhe te gjithe te tjereve, qe nuk na ndal askush per te bere ate bashkim te vertete me te gjithe socialistet e vertete, me te gjithe te majtet e vertete dhe progresistet", tha kryetari Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›