Ligji, nderhyrje ne sektorin e gazit
Ne kuader te politikave per permiresimin e furnizimit te konsumatoreve te shumte me gaz nga ana e Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes eshte paraqitur ne qeveri nje draft, i cili parashikon nderhyrje ne sektorin e gazit natyror. Ky draft pritet te sherbeje si nje kuader-rregullator qe shpreh politiken e qeverise per sektorin e gazit natyror, e cila do te kete synim krijimin e nje tregu te brendshem per gazin natyror, bazuar mbi rolin rregullator te shtetit, ne furnizim dhe shperndarje, heqjen e barrierave per krijimin e ndermarrjeve te gazit dhe furnizimin nderkufitar me gaz, si dhe krijimin e kushteve te njejta per konkurrence te mire.