E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha, fajtor per Gerdecin, te ike

Partia Socialiste kerkoi dhe njehere tjeter qe Kryeministri te marre persiper pergjegjesine politike dhe morale per tragjedine e 15 marsit. Nje kerkese e tille u riperserit dje nga kryetari i PS-se, Edi Rama, gjate takimit te Asamblese Kombetare te kesaj partie. Per kete arsye, duke iu referuar publikimeve me te fundit, Rama u shpreh se "qeveria e Berishes ka barren e fajit dhe ai eshte kryefajtori, qofte edhe per faktin se nuk dinte asgje, edhe pse nje dokument i bere publik tregoi qe zoti Kryeminister ka marre informacion te qarte per Gerdecin, para se te ndodhte tragjedia. Sipas tij, eshte pikerisht ky dokument qe shtyn socialistet te perserisin ne adrese te Prokurores se Pergjithshme qe drejtesia duhet te behet e plote, e verteta duhet te dale e plote e qe per te bere drejtesine. Por gjithashtu, duke sqaruar lidhur me pozicionin e partise se saj perballe mazhorances qeverisese, kreu socialist theksoi se "ne jemi gjithashtu shume te qarte dhe te kthjellet qe fitorja jone dhe ardhja jone ne krye te vendit per te realizuar vullnetin e shqiptareve dhe programin tone do te behet me vote dhe vetem me vote, permes zgjedhjesh te lira dhe te ndershme, me nje sistem qe ne synojme te jete sistemi i propozuar prej nesh, qe do te thote qe eshte ne barren politike dhe morale te Kryeministrit qe te marre ne konsiderate ose jo kerkesen tone per doreheqje". Gjithashtu, po ne kete kontekst, kreu socialist vleresoi se "eshte ne turpin e tij te vazhdoje te qendroje duke u kapur pas karriges, sipas nesh, jo thjesht per te ruajtur pushtetin, por per t'ju ruajtur se vertetes qe fsheh krateri i Gerdecit".

O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›