E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen pronat e komuniteteve fetare

Fatjona Mejdini

Qeveria miratoi nje marreveshje me komunitetet fetare ne vend, e cila i hap rruge edhe kthimit te menjehershem te pronave te tyre. Keshtu, dje, ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, u diskutua ne lidhje me marreveshjet e reja qe do te lidhen mes qeverise dhe Komunitetit Mysliman, Kishes Ortodokse Autoqefale dhe Kryegjyshates Bektashiane ne Shqiperi. Keshtu ne nenin 22 te marreveshjeve, qe pritet te lidhen me keto institucione fetare, theksohet se shteti ju njeh te drejten e prones mbi sende te luajtshme dhe te paluajtshme, me te gjithe elementet perberes se saj. Ne kete nen theksohet se keto komunitete rinjihen si trashegimtare te pronave te tyre. Nga ana tjeter ne kete nen te marreveshjes se hartuar nga Ministria e Kultures theksohet se shteti duhet t'i kete me perparesi kthimin e ketyre pronave. "Ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, shteti trajton me perparesi kerkesat e ketyre institucioneve fetare per kthimin dhe kompensimin e pronave te veta", theksohet ne draftin e paraqitur dje per diskutim ne Keshillin e Ministrave. Grupi i punes nderministror ne bashkepunim me komunitetet fetare ka theksuar ne draft se kthimi me perparesi i pronave te institucioneve fetare eshte nje qendrim politik i qeverise. Kjo pike e marreveshjes pritet t'i hapi rruge kthimit te menjehershem te pronave te kerkuara prej vitesh nga keto institucione fetare, pas edhe premtimeve te perseritura te Kryeministrit Berisha per kthimin e ketyre pronave. Nga ana tjeter, kjo marreveshje parashikon rregullimin e marredhenieve te bashkepunimit mes shtetit dhe komuniteteve. Qe njeh, garanton dhe respekton te drejtat e komuniteteve te sanksionuara ne Kushtetute per lirine e ushtrimit te fese. Ne keto marreveshje njihet e drejta e ketyre komuniteteve per te krijuar struktura me karakter fetar ose jo dhe per organizimin e organizatave jofitimprurese. Ne kreu 4 te marreveshjes jane parashikuar edhe ditet pushim te festave zyrtare, te cilat vendosen me ligj. Ndersa ne kreun 5 te marreveshjes jane trajtuar ceshtjet e pronesise dhe mbrojtja e trashegimise kulturore fetare. Po keshtu eshte parashikuar e drejta e tyre per te ngritur institucione edukative dhe arsimore ne perputhje me legjislacionin ne fuqi. Nje kapitull ne kete marreveshje eshte parashikuar edhe menyra e organizimit te brendshem te komuniteteve fetare, e drejta e tyre per te emeruar titullaret, formuara organet drejtuese ne perputhje me rregullat e parashikuara ne statutet e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›