Berisha: Mediu ka rol per NATO-n
Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, Kryeministri Berisha vleresoi rolin e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ne afrimin e marrjes se fteses nga ana e Shqiperise ne anetaresimin per ne NATO. Sipas Berishes, ministri i ri Mbrojtjes, Gazmend Oketa, duhet te vazhdoj reformat e nisura nga Mediu ne kete ministri kryesisht per modernizimin e Forcave te Armatosura dhe sjelljen e tyre sa me afer standardeve te NATO-s. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes, Oketa, ka theksuar se me gjithe reformat e ndermarra ne Ministrine e Mbrojtjes, pretendohet se brenda vitit 2011, Shqiperia do te arrij te kete nje ushtri moderne sipas te standardeve te vendeve te NATO-s. Nga ana tjeter, ministri i Mbrojtjes, Oketa, ka deklaruar se po shikohet mundesia e shtimit te trupave shqiptare ne Afganistan edhe me dy kontingjente te tjera shtese. Ne marrjen e fteses per ne NATO, perfaqesuesit e larte te vendit kane theksuar se rol kyc kane pasur edhe reformat e Forcave te Armatosura.