E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caka: Gramozit si falet asnjë gabim në fushën e tij

Nga Kristi Lilo

Mbrojtësi kolonjar, Armand Caka, beson se ecuria e fazes së dytë do të jetë më e mirë

Me përgatitjet që po bëjnë dhe lëvizjet në mërkato, futbollistët e Gramozit besojnë se do të kenë një ekip hermetik për fazën e dytë, që do të garantojë qëndrimin në kategorinë e parë. Ky është pohimi i mbrojtësi Armando Caka, i cili thotë se futbollistët kanë shumë besim se nuk do të gabojnë ashtu si në fazën e parë. Gramozi ka futbollistë cilësorë dhe me përvojë në kategorinë e parë, kështu që nuk do të përsërisë gabimet e fazës së parë. Edhe të ardhurit këtë sezon janë përshtatur mirë.

Fillimi i mbarë i fazës së dytë do të ishte diçka pozitive dhe do të na jepte më shumë shpresa për ecurinë e mëtejshme. Tani jemi të përqendruar në stërvitje për të bërë atë që kërkon trajneri Qirjako. Me afrimin e disa lojtarëve të tjerë me kualitet, besoj se do të arrijmë vlera në çdo ndeshje. Sigurisht që rruga ka vështirësitë e veta, që mund të përballohen me mobilizimin maksimal të të gjithëve.

Duhet të mos përsëriten gabimet e fazës së parë, sidomos në fushën tonë, ku lamë shumë pikë të vlefshme. Jemi ndëshkuar kur nuk e prisnim dhe mendoj se kemi nxjerrë mësimet e duhura. Kam bindjen se nuk do të ndodhë e njëjta gjë fazën e dytë, sepse jemi një ekip me përvojë, ka theksuar mes të tjerash mbrojtësi Caka.

Lëvizjet Radhët e Gramozit pritet të shtohen sot, pasi pritet të vijnë shumë lojtarë për tu provuar . Këtë e pohon zëvendëstrajneri Hitaj, i cili shprehet: Kemi thirrur shumë lojtarë për ti parë në një ndeshje kontrolli, për të përzgjedhur ata që na nevojiten për fazën e dytë. I vetmi lojtar që ka marrë pëlqimin deri tani është portieri Bello, megjithatë presim edhe një portier tjetër.

Gjatë fazës së parë kemi pasur shumë vështirësi në portë, duke qenë vetëm me një portier. Shpresoj që lojtarët që na kanë rekomanduar disa kolegë të kenë kualitetin për ta ndihmuar Gramozin gjatë fazës së dytë. Nga ana jonë është planifikuar të mbajmë në ekip 7 futbollistë, të cilët do të kompletojnë të gjitha repartet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›