E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listën e zborit e bën stafi teknik, jo futbollistët e kampionatit tonë

Nga Andi MATRAXHIU

Sipas drejtorit teknik të ekipeve kombëtare, lista e përpiluar është hartuar me qartësi, duke studiuar të gjithë lojtarët e kampionatit shqiptar

Zbori kuqezi është gati të startojë më datën 21. Pasi futbollistët shqiptar po marrin lustrën e parë në skuadrat e tyre respektive, të cilat kanë nisur stërvitjet në mini-fazat përgatitore, do të kenë mundësi të vendosen nën urdhërat e trajnerit Xhani De Biazi. Sigurisht në listë ka edhe futbollistë që smund të jenë në dispozicion.

Pasi me shumë mundësi, talenti shkodran Armando Vajushi do të mungojë në zborin e De Biazit, pasi firma dimërore në radhët e Liteksit në Bullgari ka ndryshuar hapësirat në dispozicion të kapitenit të Shpresave. Por veç atyre që për arsye personale sdo të kenë mundësi të jenë prezent, ka edhe një pjesë tjetër të lojtarëve të superiores që do të dëshironin të ishin prezent.

Disa prej tyre e kanë shprehur dëshirën, por që lista e publikuar nuk ia ka dhënë mundësinë për të qenë prezent. Drejtori i skuadrave kombëtare, ish-futbollisti i mirënjohur Redi Jupi, gjatë një prononcimi për Sportin shqiptar, lidhur me listën e zborit, është treguar shumë i prerë. Sipas Jupit, lista hartohet dhe përpilohet vetëm nga stafi teknik dhe jo futbollistët.

Organizimi

Organizimi i zborit po shkon normalisht, sipas programimeve. Deri tani nuk kemi pasur probleme dhe gjërat shumë shpejtë do të bëhen konrekte.

Vendi

Shqipëria është vendi ku grumbullohet kombëtarja e Shqipërisë si opsion i parë. Ndaj dhe skishte asnjë arsye pse të mos mendonim që zbori të zhvillohej në vendin tonë. Kemi kushtet e duhura në rezidencën që do të grumbullohen lojtarët, por edhe fushat stërvitore. E rëndësishme është që trajneri të punojë në qetësi duke nxjerr konkluzionet e duhura.

Pretendimet

Të gjithë lojtarët që luajnë futboll në kategorinë superiore kanë pretendimin që të jenë pjesë e kësaj përfaqësuese, por është stafi teknik ai që vlerëson nëse pretendimet e tyre a mund të bëhen realitet apo jo.

Sasia

Nuk dihet sa futbollistë mund të dalin efikasë për kombëtaren e madhe nga zbori i De Biazit. Kjo është shumë relative, por ajo që mund të them është se ne shpresojmë që sasia e tyre të jetë sa më e madhe.

Lista 

Lista është hartuar me një strategji të qartë dhe të studiuar.

De Biazi   

De Biazi mezi po pret te fillojë grumbullimi. Dëshira e tij është e madhe dhe kjo na bën të jemi optimistë për një punë të mirë në të ardhmen.

Kush janë të pakënaqurit?

Futbollistët e kampionatit shqiptar, të cilët skanë qenë pjesë e listës së zborit të trajnerit italian Xhani De Biazi, normalisht janë të pakënaqur për lënien jashtë në këtë selektim. Njëri prej tyre madje ka dalur hapur. Pikërisht mbrojtësi i dalluar i Tiranës, Erjon Dushku është shprehur me ironi se meritonte kombëtaren A dhe jo më listën e zborit të 21 janarit.

Por ndryshe mendon stafi teknik i Shqipërisë. Pasi drejtori i ekipeve kombëtare, Redi Jupi, është i bindur se: Lista është hartuar me një strategji të qartë dhe të studiuar. Gjithsesi, Dushku dhe futbollistët e tjerë do të kenë mundësi që gjatë kampionatit të gjatë në vazhdim të tregojnë vlerat e tyre të vërteta në syrin e trajnerit De Biazi, i cili pa dyshim që do të shikojë disa ndeshje nga kampionati shqiptar.

 

Lala

Altin Lala është përfshirë në një zënkë fizike me një lojtar të skuadrës holandeze Herenven. Lala i provokuar disa herë nga kundërshtari, është detyruar pas një ndërhyrjeje të rëndë që ka pësuar, që ta kap prej fyti dhe fytyre futbollistin e Herenvenit.

Ndonëse ishte një miqësore, është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të të dy skuadrave për të ndarë futbollistët, të cilët janë larguar më pas nga fusha e lojës. Lala është larguar nga fusha e blertë me këmbën të mbuluar nga akulli, pas hematomës së krijuar nga ndërhyrja e ashpër e kundërshtarit.
Samir Ujkani shkëlqen sërish në Itali

Portieri i Shqipërisë, Samir Ujkani, ka qenë më i miri në fushë ndaj Çezenës. Ka pritur edhe një 11-metërsh, më tepër smund të bënte. Kosovari ka folur për mediat italiane pas sfidës së fundit: Ishte një prezantim i shpifur, ku edhe arbitri dha një 11-metërsh të paqenë. E thënë me pak fjalë, nuk kemi luajtur në asnjë moment ashtu siç dëshironim.

Duhet të kishim një tjetër reagim. Nëse dëshirojmë të shpëtojmë Novarën duhet një tjetër përqendrim. Objektivat janë. Është e vërtetë që ndeshja është karakterizuar nga episode të dyshimta dhe vendime false të gjyqtarit, por këtu duhet edhe një performance më e mirë nga ana jonë për të arritur shpëtimin. Shpresojmë që ardhjet e janarit të japin dorën e kërkuar nga të gjithë ne.

 

Odise Roshi, ska dënim për fierakun e Këlnit

Trajneri i Këlnit ka folur për gjestin e shumëpërfolur të shqiptarit Odise Roshi, i cili gjatë një miqësoreje ndaj Hanoverit është nervozuar, duke pështyrë një kundërshtar. Sjellja e tij nuk ishte e pranueshme. Këtë gjë ia bëra të ditur dhe ai kërkoj falje. Por në krahun tjetër më ka thënë që nuk ka pështyrë kundërshtarin, por në tokë nga nervozizmi.

Nuk e kam provokuar Roshin, sepse ai nuk di as gjermanisht dhe as anglisht. Kështu që sdo të më kuptonte gjatë dialogut tonë,- tha kundërshtari Stoppelkamp. I cili më tej shtoj: Nuk ka proble fakti se jam pështyrë në shpinë. Duhet të më thyej hunda që gjyqtari të kuptonte çfarë po ndodhte. Ndërkohë që duket se Roshi nuk do të penalizohet për këtë incident gjatë miqësores me Hanoverin.

 

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›