Caka: Të gjithë bashkë për të mirën e Gramozit
Mbrojtësi kolonjar, Armand Caka, vlerëson harmoninë në ekip si një element të rëndësishëm mbarëvajtjen e tij
Grupin prej 25 futbollistësh, që trajneri Qirjako ka aktualisht në dispozicion, e udhëheq gjatë stërvitjes garda e vjetër, ku bëjnë pjesë kapiteni Shupe dhe mbrojtësi Peçi dhe Caka. Ata janë gjithmonë seriozë në seancat stërvitore dhe ndikojnë jo pak në ruajtjen e harmonisë në grup. Mbrojtësi Armando Caka, për shumë sezone protagonist me fanellën e Gramozit, kërkon të bëjë më shumë për ekipin gjatë fazës së dytë.
Gramozi ka pasur gjithmonë një grup harmonik futbollistësh, që ndikon në rezultate, përveç punës që bën stafi teknik. Ne jemi si një familje e madhe dhe të gjithë duam ti shërbejmë ekipit, që për fazën e dytë mendoj se do të jetë kompetitiv. Sigurisht, meritën kryesore në këtë drejtim e ka trajneri ynë, Ilir Qirjako, i cili di të sillet mjaft mire me të gjithë, ndërkohë që është shumë kërkues në stërvitje.
Ai ka bërë maksimumin, edhe pse moti nuk ka qenë i përshtatshëm gjatë dy muajve të fundit, ka thënë mes të tjerash mbrojtësi me përvojë i kolonjarëve, Caka. Dëbora ka qenë pengesa kryesore e Gramozit gjatë përgatitjeve të dimrit, ku nuk u është ndarë futbollistëve në stërvitje. Stafi teknik, që prej ditës së mërkurë, e ka zhvendosur ekipin në palestrën e vetme të qytetit.
