E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 1 vit nga ndarjame Michael Jackson

LOS ANGELOS-Mijëra adhurues të mbretit të Pop, Michael Jackson kanë mbërritur në Los Anxhelos të Shteteve te Bashkuara te Amerikes për të kujtuar idhullin e tyre qe u nda nga jeta ne menyre të papritur si sot nje vit me pare.

Mijëra fansa do të priten në varrezën e ''Forest Laën'' në Glendale, në lagjen e Los Anxhelesit.

Autoritetet amerikane kane lejuar që fansat e Michael Jackson të vendosin lule pranë vendit ku është prehur artisti i madh, por ndërkohe ata nuk do te lejohen ti afrohen mauzoleumit ku ndodhet trupi i tij. Autoritetet nuk i kane lejuar fansat te mbajne tullumbace, pëllumba apo qirinj gjate kesaj ceremonie duke kërkuar që gjithcka te shkoje ne menyre te qete.
Fansat e parë mbërritën që dje pasdite, sipas medias lokale pavarësisht thirrjeve të policisë , dhe punonjësve të varrezës apo të afërmve.

Nderkohë, adhuruesit e Xhekson në të gjithë globin po kujtojne kengetarin legjendar ne sheshet kryesore të qyteteve te tyre.

Anëtarët e familjes Jackson priten të mbërrijnë në varreza në mesditë.
Shtëpia e klanit Jackson në Encino, në lagjen e Los Anxheles, mbulur me lule dhe kujtime nga momenti i vdekjes së mbretit të popit do të jetë gjithashtu një vend pelegrinazhi për fansat.
E vetmja ceremoni zyrtare do të zhvillohet në Indiana, qyteti i lindjes së Michael Jackson, ku mamaja e tij, Katherine, do të përurojë një monument.
Të shtunën një koncert përkujtimor do të zhvillohet në një hotel në Beverly Hills, në të clin do të marrin pjesë disa anëtarë të familjes Jackson

Ndërkaq ne Paris do te prezantohet nje ekspozite me disa fotografi te papublikuara me pare te Michael Jackson realizuar nga fotografi dhe Regjisori Francez, Arno Bani.

Sot u bë një vit që këngëtari i "Thriller" humbi jetën në moshën 50-vjeçare nga një mbidozë ilaçesh në shtëpinë e tij në Los Anxheles, disa javë para rikthimit të tij shumë të mirëpritur në skenën e Londrës duke shkaktuar një emocion të madh dhe një mbulim gjigant mediatik.

Që nga ndarja e tij me 25 Qershor të një viti me parë, shitjet e albumeve te Michael Jackson kane pesuar nje rritje te ndjeshme. Benda një viti fitimet nga shitjet e alb albumeve i kane kaluar 1 miliard dollaret, bejne te ditur mediat e huaja.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›