Berat, banorët e Bregasit japin alarm për epidemi
BERAT - Banorët e fshatit Bregas në Berat jetojnë çdo ditë me rrezikun e përhapjes së epidemive.
Shkak është bërë problemi i ujërave të zeza, të cilat derdhen lirshëm mes fshatit në një kanal të hapur. Janë 500 banorë të këtij fshati të cilët ngrenë alarmin e një epidemie të mundshme. Sipas tyre, prej vitesh ujërat e zeza të të gjithë fshatit derdhen në një kanal, i cili përshkon rrugën kryesore të pambuluar. Janë rreth 200 banesa, ujërat e zeza të të cilave derdhen pikërisht në këtë kanal. Situata në këto ditë të nxehta po bëhet edhe më e vështirë. Disa herë banorët janë prekur nga epidemi të ndryshme, por tashmë ata kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi. "Përveçse erës së keqe që çlirohet nga kanali i zbuluar në të gjithë fshatin, ne i trembemi përhapjes së sëmundjeve infektive", tha një banor i këtij fshati. Ndërkohë, burime në komunën Vërtop bëjnë të ditur se, me të ardhurat e saj është i pamundur investimi për të ndërhyrë për këtë problem. Ndërsa është premtuar shumë herë investimi për zgjidhjen e kësaj situate, ende pranë komunës nuk është lëvruar fondi. Kryeplaku i fshatit, Shkëlqim Dosti, tha se gjendja është e rënduar, por shteti nuk ka dhënë as një qindarkë për ndërtimin e ujërave të zeza. Në këtë komunë si pasojë e përzierjes së ujërave të bardha me ato të zeza në vitet 1990 u shfaq vatra e kolerës. Pas plot 18 vitesh situata vazhdon të mbetet e njëjtë në fshatin Bregas, ku 500 banorë jetojnë mes rrezikut për shëndetin e tyre. d.xh