Caktohen gjyqtarët e javës së 17-të
Tiranë - Shorti i hedhur direkt në televizionin Alsat përcaktoi gjyqtarët e javës së 17-të në Superligën shqiptare.
Kryendeshja e kësaj jave, Vllaznia-Dinamo, do të gjykohet nga Lorenc Jemini. Gjyqtari është zgjedhur me konsensusin e vetë klubeve. Ky takim do të luhet nesër në orën 15:00.
Me dëshirën e klubeve është caktuar edhe gjyqtari i takimit të sotëm, Lushnja-Shkumbini. Ky takim do të luhet në stadiumin “Tofik Joshari” të Shijakut për shkak të pezullimit të fushës së Lushnjes.
Takimi delikat Elbasani-Besa do të gjykohet nga Arianit Lulaj. Ky takim është delikat për vetë faktin e arrestimit të presidentit veredheblu, Arben Laze.
Tirana-Bylis do të gjykohet nga Albano Janku. Tirana do të luajë ndeshjen e tretë në drejtimin e teknikut Agustin Kola. Me këtë trajner Tirana ka fituar një ndeshje me Apoloninë dhe ka humbur tjetrën me Flamurtarin.
Takimin e Partizanit të vendit të fundit me Flamurtarin e Vlorës do ta gjykojë Remzi Sadiku. Të kuqtë do të kërkojnë të rikuperojnë diçka në këtë përballje, për të marrë një avull të ngrohtë para se të shkojnë me pushime.
Takimi i fundit, Apolonia-Teuta, do të gjykohet nga Labjan Mustafaraj.
Takimi Lushnja – Shkumbini do të luhet sot në orën 13:30, ndërsa takimet e tjera, veç atij të Shkodrës që do të luhet nesër në orën 15:00, do të zhvillohen po nesër në orën 13:30.