Një sërë marrëveshjesh midis Malit të Zi dhe Maqedonisë
Podgoricë -Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ndodhet për një vizitë në Malin e Zi, ku është takuar me homologun malazez Milo Gjukanoviç. Gjatë takimit, është theksuar se Maqedonia dhe Mali i Zi kanë një bashkëpunim shumë të mirë, që mund të jenë shembull edhe për vendet e tjera në rajon. Dy vendet do t'i zhvillojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht në ekonomi dhe në lidhjen infrastrukturore të rrugëve, u shtua në takimin mes dy zyrtarëve të lartë.
Përveç shtatë marrëveshjeve ekzistuese, qeveritë e Maqedonisë dhe të Malit të Zi nënshkruan edhe pesë marrëveshje të tjera nga fusha e turizmit, bashkëpunimit në integrimet euroatantike në bujqësi, në mbrojtjen e katastrofave natyrore dhe civile dhe për bashkëpunimin në fushën e katastrofave civile dhe për bashkëpunim në fushën e komunikacionit ajror.
''Marrëdhëniet midis dy shteteve asnjëherë nuk kanë qenë në pikëpyetje edhe gjatë konflikteve më të ashpra në hapësirat e ish-Jugosllavisë", tha kryeministri malazez Gjykanoviç në konferencën e përbashkët të shtypit. Sipas tyre, kusht për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe është edhe përfshirja e vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Kosovës.
Lidhur me këtë, kryeministri i Maqedonisë njoftoi se në fund të vitit 2009 dhe në fillim të vitit 2010 do të fillojë ndërtimi i korridorit 8-të për komunikimin rrugor dhe se do të ndërtojë një autostradë deri në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës.