Caktohet data e zgjedhjeve ne Rusi

Dhoma e Larte e Parlamentit Rus vendosi te premten qe zgjedhjet e ardhshme presidenciale te mbahen ne daten 4 mars 2012. Ne perputhje me ligjin fushata elektorale mund te nise menjehere. Ish-presidenti dh e kryeministri ne fuqi Vladimir Putin eshte superfavorit per te zevendesuar ne Kremlin presidentin aktual Dmitry Medvedev. Gjate kongresit te pervitshem te partise Rusia e Bashkuar dy figurat me te rendesishme politike ne vend pranuan qe te kryejne nje rokade pushteti e cila do te shohe Medvedevin te marre rolin e kryeministrit. Nese do te fitoje Putin do te qendroje ne krye te shtetit me shume se zakonisht pasi nje ndryshim kushtetues ne vitin 2008 zgjati mandatin e presidentit nga kater ne gjashte vjet. Sipas Putinit ai eshte ne gjendje te ofroje qendrueshmeri dhe rritje ekonomike per vendin por kundershtaret e tij opozitare e akuzojne per autoritarizem. Ruset do te thirren te votojne edhe ne daten 4 dhjetor kete here per zgjedhjet presidenciale. Partia Rusia e Bashkuar dhe Partia Komuniste Ruse jane dy me te medhate ne vend.