E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali 2 te rinj shqiptar rrembejne me force nje 37 vjecar maroken

Dy te rinj shqiptare kane rene ne prangat e policise nen akuzen per sekuestrim personi.
Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne zonen e Trecates ne Itali ku dy djem te moshes 23 dhe 25 vjecare me origjine shqiptare te padenuar me pare dhe pa probleme me dokumentat kane sekuestruar nje person.
Dy te rinjte e ndaluar ne bashkepunim me dy te tjere por qe ata nuk jane mundur te identifikohen nga policia pasi kane marre me force nje 37 vjecar maroken banues ne Novarese ne rrethana ende te panjohura me nje makine tip Ford Focus me ngjyre gri jane larguar ne drejtim te paditur.
Por ngjarja nuk i ka shpetuar vemendjes se nje tjeter marokeni i cili ka denoncuar episodin ne polici.
I njejti sinjalizoi celularin e te rrembyerit dhe arriti te fiksoj me shqiptaret nje takim por bashke me te ishte edhe policia e cila i arrestoi menjehere rrembyesit.
Nderkaq viktima e ketij rasti i rrembyeri gjate kohes qe kishte qene ne duart e agresoreve ishte rrahur nga dy bashkepunetoret e tjere e me pas ishte braktisur ne afersi te nje spitali te zones.
Por dy te tjeret qe shkuan ne takim aktualisht jane ne burg ndersa hetimet po vijojne nga ana e policise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›