Caktohet kalendariDinamo e nis meFlamurtarin
TIRANE- Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin për sezonin e ri futbollistik, atë 2010-2011, që do të startojë me javën e parë më 21 gusht. Edhe për këtë edicion Superliga shqiptare do të jetë me 12 skuadra dhe 3 faza, ndërsa klubet kanë propozuar tashmë një ndryshim për vitin tjetër, duke synuar ngritjen e numrit të skuadrave pjesëmarrëse.
Përsa i përket kalendarit, java e parë nis me një superpërballje mes Elbasanit dhe Tiranës, ndërkohë që Dinamo kampione do ta nisë mbrojtjen e titullit kundër Flamurtarit. Ndeshjet e tjera të javës së parë janë Besa-Skënderbeu, Teuta-Laçi, Shkumbini-Kastrioti dhe Vllaznia-Bylis. Në Kategorinë Superiore të futbollit shqiptar këtë edicion janë ngjitur skuadra si Elbasani apo Bylis, ndërkohë që sërish mungojnë Partizani apo Lushnja.
Një tjetër ekip i madh i rënë është Apolonia e Fierit. Ndërkohë, FSHF ka hedhur edhe shortin për Kategorinë e Parë, që edhe këtë sezon do të ketë 16 skuadra. Dy të parat e kësaj Kategorie ngjiten direkt në Superligë, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt luan në plejof me dy skuadra të Kategorisë Superiore.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)