Librazhd, vdes24 vjecari, paskontaktit me korentin
LIBRAZHD- Tentoi të lidhte energjinë elektrike në një shtyllë të tensionit të ulët, humb jetën 24-vjecari Luan Bajrami. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të komunës Qendër në rrethin e Librazhdit.
Sipas policisë 24-vjecari po tentonte të lidhte përcjellësit në shtyllë, pasi në banesën e tij mungonte energjia. Fatkeqësisht kontakti aksidental me korentin i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë të cilat vijuan hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(m.a/News24/BalkanWeb)