Camerata e Tiranës sjell në Tiranë Pascal Gallet
Camerata e Tiranës në koncertin e saj të radhës sjell një nga artistët më në zë të muzikës së dhomës Pascal Gallet, pianist Francez, gjë që tashmë është një nga synimet promovuese të cameratës. Tashmë është mëse e qartë promovimi i talenteve të muzikës së dhomës dhe në fakt të gjithë instrumentistët e rinj të përfshirë në këtë orkestër, kanë shansin të luajnë me artistët më të mëdhenj të kësaj rryme në botë. Pascal Gallet konsiderohet nga kritika ndërkombëtare si një nga më të famshmit e brezit të tij ku vazhdon sot dhe kësaj ditë të ruajë prestigjin e tij në të gjitha skenat ku performon. Natyrisht që niveli i veprave do të jetë ai që ka pasuar kameratën e tiranës deri më tani. Kështu do të vihen në skenë vepra të njohura nga Janacek, Messiaen, Chopin, te cilat do të ekzekutohen nga orkestra e virtuozëve të Tiranës, orkestër që tashmë ka marë formën më të plotë të sajë. Ajo çka është më e vecanta është fryma që tashmë është krjuar dhe në Akademinë e Arteve, prej nga vijnë dhe artistët e rinj, pjesmarrës të drejtëpërdrejtë të orkestrës. Ata janë bërë të famshëm, kanë patur mundësinë të operojnë në një btreg jo shumë të njohur më parë për ta, por që tani po rezulrton i suksesshëm. Këtë herë në drejtim të orkestërs do të jetë maestro Zhani Ciko, një nga emrat më të njohur të artit shqiptar. E kështu plotësohet kuadri i artisëtve më të njohur të huaj dhe atyre shqiptar, të cilët japin një kuadër të plotë dhe të saktë të vlerave të muzikes së dhomës dhe asaj instrumentale. Mbrëmja muzikore do të mbahet mbrëmjen e 30 marsit në Akademinë e Arteve.