"Camerata e Tiranës",sjell koncertin e flautistit francez Ferrandis
Sezoni koncertor "Camerata e Tiranës" sjellë në Tiranë një nga flautistët më të mirë në Evrope, francezin Jean Ferrandis. Koncerti i cili do të mbahet me 28 shkurt, është pjesë e vazhdimit të sezonit artistik 2009 të orkestrës se dhomës se Tiranës tashmë e njohur si "Camerata e Tiranës".
Flautisti Jean Ferrandis me nje karrierë shumë të pasur dhe performancë shumë të suksesshme, do të sjellë në skenën shqiptare një mbrëmje koncertore duke interpretuar me flaut, por dhe duke drejtuar si dirigjent ne disa vepra të mëdha. Jean Ferrandis ka një karrierë shumë të pasur . Ai ka luajtuar në shumë prej sallave më madhështore të koncerteve shumë prestigjioze, si në hollin e Londrës, "La Fenice" në Venicia , "Hanariku" ne Tokio , dhe në teatrin "Elysees" në Paris. Që prej disa vitesh ai gjithashtu drejton orkestrën e "Saint Petersburg Camerata" .