E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes autori i librave fantastiko-shkencorë



Shkrimtari, Philip Jose Farmer, njëri nga shkrimtarët më të njohur të librave fantastiko-shkencorë në vitet 1960 dhe ’70, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Banor për një kohë të gjatë i Peoria-s ka shkruar më shumë se 75 romane, përfshirë edhe romanin me seri “Riverworld and World of Tiers”. Ai ka fituar çmimin “Hugo” dhe tri herë çmimin “Grand Master Award for Science Fiction” në vitin 2001.

Tregimi i parë i Farmer ka qenë “The Lovers”, i cili ka tërhequr vëmendjen e botës së shkrimtarëve fantastiko-shkencorë në vitin 1952.

Tregimi kishte inspiruar një numër të madh të shkrimtarëve të mëdhenj të këtij zhanri, përfshirë edhe Robert Heinlei-n, i cili ka bërë një roman dedikuar Farmer-it, të quajtur “Stranger in a Strange Land”.

Romani i fundit i Farmer-it ishte “The City Beyond Play”, i cili u botua më 2007.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›