Vrasja ne Tirane, viktima punonjes ne kazino

25-vjecari, Ferdinand Gjata nga Berati, i cili u paraqit i plagosur ne urgjencen e QSUT-se, dhe qe me pas humbi jeten gjate operacionit per nxjerrjen e nje plumbi te marre ne veshke, ishte punonjes i nje kazinoje ne Tirane.
Duke qene se vrasja ka patur rrethana te paqarta dhe ku hetimi duhet me i specializuar, policia e Tiranes ka kerkuar hetim te posacem nga Seksioni i Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit.
Edhe pse policia deklaron se ai nuk eshte qelluar brenda ambienteve te nje salle lojrash fati, por pisten kryesore te dyshimit te tentatives per eleminimint e tij, per shkak te profesionit qe kryente.
Dyshimet e policise hidhen gjate shoqerimit qe i eshte bere atij drejt lagjes "Ali Demi", ku ai banonte me qera dhe se nga menyra se si ishte qelluar, autori ka qene ne shume afersi dhe perjashtohet fakti i nje vrasjeje nga pakujdesia.
Gjata, i cili nuk eshte percjelle deri ne shtratin e urgjences nga njeriu, i cili e dergoi ate ne QSUT, mbremjen e se henes, arriti vetem te veteidentifikohej para nje punonjesi te policise, por qe nuk ka shtuar asgje me teper.
Policia ka nisur si nje piste hetimi edhe krimin brenda familjes, por qe me pas e ka anashkaluar ate, si edhe dyshimin e plagosjes se tij te rende gjate ndonje vjedhjeje, pasi viktima ne kartelen e tij ne polici kishte te regjistruar dy vjedhje.