Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, 2 pistat e vdekjes
Policia bën të ditur se trupi i pajetë u gjet nga kalimtare te rastit në lagjen “Syrja Dylgjeri” të qytetit të Elbasanit. Në bazë të hetimeve të para, grupi hetimor hodhi dy hipoteza për shkakun e vdekjes
ELBASAN- Një person rreth 45 vjec është gjetur natën e kaluar i vdekur shumë pranë banesës së tij. Policia bën të ditur se trupi i pajetë u gjet në lagjen “Syrja Dylgjeri” të qytetit të Elbasanit dhe më pas identifikoi se bëhej fjalë për shtetasin Ardian Kodheli, banor i kësaj lagjeje. Ai u gjet i vdekur buzë rrugës, shumë pranë banesës së tij, nga disa kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan policinë. Në bazë të hetimeve të para, grupi hetimor hodhi dy hipoteza për shkakun e vdekjes: alkooli i tepërt ose të ftohtit.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht shkakun e vdekjes dhe se trupi i 45-vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit të qytetit.
(d.b/BalkanWeb)