E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga përgënjeshtron hetimin kundër Del Pontes

HAGE- Gjykata për Krimet e Luftës në Ish Jugosllavi përgënjeshtron njoftimet e disa mediave se kanë filluar hetime kundër ish kryeprokurores Karla Del Ponte dhe prokurorëve të tjerë, lidhur për shkak të presioneve ndaj disa dëshmitarëve.

Në njoftimin e Gjykatës theksohet se këshilli gjyqësor u ka caktuar të emërohet një bashkëpunëtor i gjykatës, i cili do t'i hetonte frikësimet e mundshme dhe presionet nga ana e hetuesve të prokurorisë, dhe t'i hetojë teknikat me të cilat ata janë shërbyer për t'i siguruar dëshmitë fillestare me shkrim nga dëshmitarët.

Carla Del Ponte, e cila aktualisht shërben si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, njihej si një luftarake, por dhe si tejet polemizuese. Ajo u largua nga detyra në vitin 2007. Akuzat kundër saj ndërlidhen me shqetësimet lidhur me praktikat që përdorte ekipi i hetuesve të saj në procesin kundër kriminelit serb Vojislav Sheshel, që konsiderohet si njëri prej udhëheqësve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi
(s.g/europaelire/Balkanweb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›