UNESCO javën tjetër në Butrint, verifikon dëmet në park
SARANDE- Një mision i UNESCO-s dhe ICOMOS, dy institucionet më të larta ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë botërore, do të vizitojnë javën e ardhshme Butrintin. Delegacioni pritet të jetë në Butrint nga data 24- 26 gusht dhe ardhja e tyre është konfirmuar për GSH dhe nga kreu i Institutit të Monumenteve Apollon Bace.
Misioni vjen si rezultat i një fushate të ndërmarrë nga specialistë të trashëgimisë kulturore brenda dhe jashtë vendit pranë këtyre institucioneve për të vëzhguar nga afër ndërtimin e rrugës nga Ksamili drejt Butrintit brenda zonës së mbrojtur me Statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Specialistë të Parkut të Butrinit thonë se rruga është bërë bërë jashtë kritereve të përcaktuara për zonat e mbrojtura me këtë status. Sipas tyre nuk janë respektuar disa parametra në lidhje me peizazhet historike, ambientin dhe integritetin e kësaj zone.
Misioni i UNESCO-s do të verifikojë nga afër problemet që janë hasur në menaxhimin e kësaj pasurie botërore, probleme të pranuara edhe nga Ministria e Kulturës në shkarkimin e Drejtorit të këtij parku javën e kaluar, me motivacionin për paaftësi në detyrë.
GSH shkruan se misioni i UNESCO-s do të verifikojë nga afër problemet që janë hasur në menaxhimin e kësaj pasurie botërore, probleme të pranuara edhe nga Ministria e Kulturës në shkarkimin e Drejtorit të këtij parku javën e kaluar, me motivacionin për paaftësi në detyrë.
(s.g/BalkanWeb)