E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron dhe Fernandez grinden për Ishujt Falkland

Në margjina të samitit G20 në Meksikë, kryeministri i Britanisë, David Cameron dhe presidentja e Argjentinës, Christina Fernandez, kanë pasur një grindje për Ishujt Falkland.

Cameron i është afruar Fernandezit, për të biseduar me të për reformat bankare, duke kërkuar me këtë rast që Argjentina të respektojë qëndrimet e banorëve të ishullit, deklaroi ministri i Jashtëm i Argjentinës, Hector Timerman.

Me këtë rast, Fernandez desh t’i jap Cameronit një zarf. Megjithatë, Cameron ngurroi që të pranojë zarfin dhe u largua.

Në këtë zarf, sipas BBC-së, ishte teksti i rezolutës së OKB-së për Ishujt Falkland. Me këtë rezolutë, OKB-ja qysh në vitin 1985 kërkoi nga dy shtetet që të fillojnë bisedimet paqësore për Ishujt Falkland.

Britania kundërshton fillimin e këtyre negociatave. Cameron sërish nënvizoi vullnetin e 3 mijë banorëve të Ishullit. Pjesa më e madhe prej tyre dëshirojnë të mbesin pjesë e Britanisë.

Megjithatë, një zëdhënës i ministrisë së Jashtme theksoi se Cameron nuk ka refuzuar që të pranojë zarfin, por nuk e ka pasur të qartë se a kishte dashur Fernandez vërtetë t’ia dorëzonte zarfin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›