Cameron në Indi
Kryeministri Britanisë, David Cameron, në krye të një delegacioni të përbërë prej më shumë se 90 personash, mes të cilëve gjashtë ministra, zbarkoi sot në Bangalore, në jug të Indisë, për një vizitë 48-orëshe.
Delegacioni britanik përbëhet nga persona nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë, sipërmarrës dhe personalitete të kulturës dhe sportit.
Vizita në Indi ka si qëllim përforcimin e marrëdhënieve politiko-ekonomike me ish-koloninë britanike.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri britanik bëri një shëtitje në qytetin e Bangalores, teksa në mbrëmje ishte paraparë të udhëtonte për në New Delhi, për tu takuar me homologun e tij indian dhe personalitetet më të larta të vendit.
Më herët, gjatë vizitës së tij në Turqi, Cameron ka bërë deklaratë shumë të ashpër në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme.
Kështu ai e krahasoi përvojën e palestinezëve në kampet e Gazës, me atë të të burgosurve në kampe.
Vendimi për ta bërë këtë deklaratë në një vend si Turqia, marrëdhëniet e së cilës me Izraelin janë përkeqësuar ndjeshëm, ka bërë që jehona e kësaj deklarate të jetë edhe më e madhe.
Komentet e Cameron kanë bërë që Kryeministri turk, Erdogan, të ishte gjithashtu i ashpër ndaj izraelitëve.