Shpërthim në Afganistan, 25 të vrarë
Zyrtarët afganë kanë theksuar se së paku 25 civilë kanë vdekur, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur, kur autobusi përplot me udhëtarë, është goditur nga një bombë, e vendosur në rrugë, në pjesën jugperëndimore të Afganistanit.
Guvernatori lokal, Ghulam Dastgir Azad, tha se incidenti ka ndodhur sot në mëngjes, në vendin Delaram, të provincës Nimroz.
Sipas tij, “forcat e koalicionit i kanë ndihmuar afganët për evakuimin e të plagosurve”.
Sipas vëzhguesve, viktimat civile në Afganistan, në masë të madhe, janë shkaktuar nga sulmet talebane.
Bombat e vendosura në rrugë janë arma kryesore e talebanëve në luftë, që tash ka hyrë në vitin e nëntë.