E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron në Mianmar

Kryeministri britanik, David Cameron, qëndroi të premten për vizitë në Mianmar. Është kjo vizita e parë e një kryeministri perëndimor në Mainamar në dekadat e fundit.

Gjatë qëndrimit njëditor, Cameron u takua me presidentin, Thein Sein, dhe me lideren opozitare, Aung San Suu Kyi.

Për gati gjysmë shekulli Mianmari u udhëhoq nga junta ushtarake. vendi ishte nën sanksione perëndimore për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga junta ushtarake. Sanksionet tani janë zbutur, pasi pas zgjedhjeve të vitit 2010 pushtetin në vend e ka marrë një qeveri civile e mbështetur nga ushtria.

Para se të arrinte në Mianmar, kryeministri britanik theksoi se Britania e Madhe, që dikur e sundonte këtë vend, do ta mbështesë zbutjen e sanksioneve nëse Miamari shfaq seriozitet në përmbushjen e reformave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›