Cameron në SHBA
David Cameron ka zbarkuar në Washington, në kuadër të vizitës së tij të parë si kryeministër i Britanisë në SHBA.
Ai pritet të kalojë tri orë me presidentin amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të zhvillojë bisedime edhe me disa kongresistë.
Duke shkruar për një gazetë të martën, Cameron premtoi një marrëdhënie më realiste me Amerikën dhe se t'i jep fund përplasjes lidhur me lirimin e personit të dyshuar për bombën në Lockerbie.
"Aleanca nuk mbahet nga lidhjet historike apo besnikëria e verbër, është një partneritet i zgjedhur që i shërben interesave tona kombëtare", shkroi Cameron.
Me këto fjalë të shkruara për një gazetë amerikane, David Cameron përpiqet të ritheksojë marrëdhëniet e Britanisë me SHBA-në.
Kryeministri britanik theksoi se nuk është një ëndërrimtar idealist, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet speciale mes dy vendeve.
Këto janë deklarata të forta nga një zyrtar që është vetëm disa orë larg vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë si kryeministër, në kohën e një përplasjeje që ka të bëjë me lirimin e bombë-vënësit në Lockerbie.
Cameron gjatë ditës u takua me katër senatorë, të cilët kërkojnë edhe zhvillimin e një hetimi se kompania e naftës BP ka bërë lobing në qeverinë britanike, për një marrëveshje me Libinë, për transferimin e një të burgosuri.