E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon Konferenca ndërkombëtare për Afganistanin

Përfaqësues të më shumë se 70 shteteve u tubuan sot në Konferencën e Kabulit, për të diskutuar lidhur më të ardhmen e Afganistanit.

Shumica e vendeve do të përfaqësohen në nivelin e Ministrave të Jashtëm, mes të cilëve do të jenë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu etj.

Disa nga pikat kryesore të agjendës së Konferencës së Kabulit janë ngulitja e vetëdijes së përkatësisë afgane, zhdukja e nacionalizmit etnik, rindërtimi i Afganistanit, trajnimi i policisë dhe ushtrisë afgane dhe rritja e vetëdijes së iniciativës civile.

Teksa Kabuli “pushtohet” nga delegacioni më i madh në numër në historinë e tij, në qytet janë marrë masa të nivelit më të lartë të sigurisë, pasi dyshohet se në qytet lëvizin rreth 20 “bomba të gjalla”.

Presidenti Hamid Karzai pritet që, nga partnerët e tij ndërkombëtarë, të kërkoj më tepër mundësi për vendosje, për atë se si do të shpenzohen miliarda dollarë.

Donatorët po kërkojnë siguri se më tepër kontroll nuk do të thotë më tepër korrupsion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›