Shtresa e naftës mbërrin në bregdetin e SHBA-së
Shtresa e naftës së përhapur në det, në Gjirin e Meksikës ka mbërritur ashtu siç pritej në bregdetin e shtetit të SHBA-së, Louisiana. Nafta e derdhur ka nisur të hyjë në deltën e Misisipit- bëhet e ditur nga mediat. Dallgët e larta bënë që të dështonin përpjekjet për të penguar përhapjen e naftës me barriera lundruese. Të kërcënuar ndër të tjera nga kjo ndotje , janë sistemi ekologjik dhe ekonomia e peshkimit. Qeveria amerikane foli për një "katastrofë kombëtare", ndërkohë që në Lousiana është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Presidenti Barack Obama urdhëroi edhe angazhimin e ushtrisë dhe marinës detare për ndalimin e shpërndarjes së shtresës së naftës. Koncerni britanik, BP operatori i platformës së naftës që pësoi avari, kërkoi zyrtarisht ndihmë nga Pentagoni. Shtëpia e Bardhë njoftoi se BP do të marrë përsipër shpenzimet për pastrimin e ambjentit. Duke qenë se sasia e madhe e naftës ka mbërritur në brigjet e grykës së lumit Misisipi, Gjirin e Meksikës ka mbërritur në brigjet e grykës së lumit Misisipi, ka bërë që shteti Luiziana, të jetë më i godituri nga kjo katastrofë.
Presidenti amerikan Barak Obama u zotua se qeveria do të "përdorë çdo resurs të mundshëm", përfshirë dhe ushtrinë, për t'u marrë me ndotjen nga nafta e cila ka përfshirë një siperfaqe pothuajse sa Jamajka. Dhjetra ton naftë u përhapën fundjavën e kaluar pas mbytjes së një platëforme nafte amerikane në Gjirin e Meksikës. Në oqean mund të jetë derdhur pesë herë më shumë naftë nga sa është llogaritur, pas shpërthimit të platformës javën e kaluar.