E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim i dyfishte, burri vret ish-gruan dhe veten ne lokal

TIRANE-Një burrë e grua janë gjetur sot të vrarë me armë zjarri në nje lokal ne Tirane, ndërsa policia ka nisur hetimet në pistën e vetëvrasjes. Dyshohet se burri ka vrarë ish-gruan dhe më pas veten.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur sot rreth orës 11 e pak minuta të paradites në lagjen “Selvia” në Tiranë, ne nje lokal pranë ish-punishtes së pastave në kryeqytet. Policia ka gjetur në vendgjarje shtetasit Skënder Meshi 59 vjec dhe Dylbere Meshi e moshës 56 vjec të qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja e rënde ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali prane nje pallati i cili kishte perfunduar se ndertuari nje vit me pare.

Cifti me origjinë nga Kukësi dhe banim në Lezhë, sipas burimeve policore ishin divorcuar një vit më parë dhe ky sipas te njejtave burime mund të ketë qenë shkaku i krimit të rende. Të njëjtat burime shhtuan se ngjarja ka ndodhur në lokalin ku 50 vjeçarja Dylbere Meshi ka punuar si kamariere. Burri i armatosur me pistolete fillimisht eshte perfshire ne debate te ashpra me ish-bashkeshorten dhe më pas e ka qëlluar me pistolete per vdekje. Dyshohet se 59 vjecari ne ato momente ka kthyer pistoleten nga vetja dhe vrau dhe veten.
Forca te shumta policie rrethuan zonen prej ku gjeten edhe armen e krimit tip pistolete ne duart e 58 vjecarit. Sipas policisë autori ndodhej ne gjendje te rende depresive.

Efektivet e policise vazhdojne te hetojne per ngjarjen, motivet e se ciles mbeten ende te paqarta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›