Lavrov: Sanksionet kundër Iranit, të pashmangshme
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka deklaruar se sanksionet kundër Iranit mund të jenë të pashmangshme. Këtë deklaratë, Lavrov e bëri gjatë fjalimit në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. I pyetur nga anëtarët e Asamblesë se çfarë pozicioni do të mbajë Moska për programin bërthamor të Teheranit, Lavrov shpjegoi se për Rusinë çdo shkelje e regjimit të mospërhapjes së armëve bërthamore është e papranueshme, duke theksuar se Irani ka të drejtën për të pasur një program bërthamor, por transparent dhe paqësor. Ndërkaq edhe BE dhe Kina diskutojnë sanksionet për Iranin. Shefja për politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, kethrin eshton, tha se zyrtarët e BE-së dhe udhëheqësit kinezë tashmë po diskutojnë jo për faktin se nëse do të merren sanksione, por si të ndërmerren sanksionet e reja kundër Iranit.
Ketrin Eshton tha se i ka thënë kryeministrit kinez Ven zhiabao se sanksionet janë të nevojshme për ta mbajtur nën trysni Iranin për shkak të aktiviteteve bërthamore të tij, dhe shtoi se ajo beson se Kina e ka pranuar këtë pozicion.
Eshton tha se beson që qasja në dy binarë për dialog plus sanksione ishte e nevojshme për ta mbajtur nën trysni Teheranin.