E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohet Klinton për dhënien fund të genocidit në Ballkan


Ish presidenti amerikan Bill Klinton, është nderuar bashkë me persona të tjerë, për dhënien fund të genocidit në Ballkan. Klinton bashkë me personalitete të nderuar , janë vlerësuar nga Këshilli i Atlantikut. Ky i fundit vlerëson çdo vit personalitet që me veprën e tyre kanë ndihmuar në rritjen e mirëkuptimit në nivel global.
Këshilli nderoi presidentin Klinton për punën dhe kontributin e tij për zgjerimin e NATO-s dhe dhënien fund të genocidit në Ballkan.
Në mesin e personaliteteve të tjerë të nderuar, ishin edhe këngëtari e aktivisti irlandez, Bono dhe komandanti i NATO-s, Stefan Abrial.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›