Cameron:Ekonomia britanike në vështirësi

Kryeministri britanik, David Cameron paralajmëron një të ardhme të vështirë për ekonominë e vendit. "Borxhi publik është tejmase i lartë dhe ndodhemi në situatën më kritike nga sa ne parashikonim më parë. Masat që do të ndërmerren do të jenë mjaft të vështira", tha Cameron për gazetën angleze, "Sunday Times".
"Një burrë shteti i vërtetë vërehet kur është i aftë të ndërmarrë vendimet e duhura në kohën e duhurm, duke iu shpjeguar njerëzve objektivat që kërkohen të arrihen pas sakrificave", ka vijuar më tej ai. Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kombëtare, defiçiti publik në Britani ka kapur shifrat prej 156.1 miliard sterlina në vitet 2009 dhe 2010. Kjo është një shifër rekord për të dhënat e ekonomisë britanike.