E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Poloni, Prifti: Më shumë bashkëpunim ekonomik



Ne forumin ekonomik Shqipëri-Poloni , Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti deklaroi se raportet Shqipëri-Poloni mund të avancojnë në bashkëpunimin ekonomik pasi vendi ynë ofron kushte të favorshme për investime të huaja . "Shqipëria dhe Polonia kanë një të përbashkët në ekonomi, gjatë 2009-ës ishin vendet e vetme në Evropë që njohën rritje ishin Polonia e Shqipëria. Bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë kontekst duhet të jetë më eficent", shtoi ai.
Sipas ministrit kuadri ligjor i dy vendeve ndihmon bashkëpunimin ekonomik, po ashtu Shqipëria e Polonia kanë nënshkruar një sërë marrëveshjes. "Shqipëria e Polonia kanë 40 milione euro volum tregtar, ku 39 janë importe që vijnë na Polonia drejt Shqipërisë dhe më pak se 1 mililonë janë eksportet shqiptare", shtoi ai.
Ministri nënvizoi se Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksave në Evropë dhe tendenca për të ulur taksat do të vijojë. " Po ashtu Shqipëria ka një fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar , ndaj vendi ynë ka interes veçanërisht për biznesin fason", shtoi ai.
Ministri i METE-s deklaroi se për sa i përket sektorit energjitik, Shqipëria është kampion në Evropë për prodhimin e energjisë.
Po ashtu, Prifti shtoi se Shqipëria është e pasur me minerale, po ashtu edhe me naftë e gaz.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›