"Camet, ceshtje politike"
Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini, e konsideron ceshtjen came jo vetem nje ceshtje ligjore, por nje ceshtje shume te rendesishme politike mes Shqiperise dhe Greqise. Ne nje interviste per "Koha Jone", ai theksoi se kryeministri Berisha ka te drejte kur thote se nuk mund kete ndryshim kufijsh me dy vendeve, por nuk ka te drejte kur e cileson ceshtje came vetem nje ceshtje ligjore.
Cili eshte qendrimi juaj ne lidhje me prononcimin e kryeministrit Berisha dhene gazetes greke Kathimerini ne lidhje me ceshtjen came?
Besoj se deklarata e Kryeministrit te se gjithe shqiptareve te Shqiperise ne lidhje me ceshtjen came dhe panevojshmerine e ndryshimeve te kufijve midis Shqiperise dhe Greqise perkon parimisht me kerkesat e artikuluara rregullisht ne rrjedhen e ketyre viteve te pluralizmit politik ne Shqiperi nga popullsia came. Eshte e vertete qe camet nuk kane kerkuar kurre ndryshim kufijsh dhe hakmarrje. Ketu flas per shumicen e tyre sepse mund te kete individe qe mendojne ndryshe, te cilet besoj dhe jam i bindur do te mbeten gjithmone ne pakice, sepse camet jane paqedashes. Por, padyshim per rastin duhet thene se ceshtja came nuk mund te dimensionohet thjeshte ne ceshtje pronash dhe zgjidhje gjykatash, te cilat jane pergjithesisht individuale.
Me konkretisht c'fare duhet kerkuar per ceshtjen came sipas mendimit tuaj?
Ajo nuk duhet trajtuar vetem ne dimension juridik sepse nuk eshte vetem e tille. Ceshtja came eshte gjithashtu ceshtje politike midis dy vendeve tona, Greqise dhe Shqiperise dhe duhet zgjidhur me dialog reciprok politik dhe largpames, padyshim me pranine e perfaqesuesve te kesaj popullsie. Tashme qe zera shkencor kane provuar me dokumente historike te drejten e cameve dhe padrejtesite qe jane kryer ndaj tyre nga ana e Athines se atehershem, eshte e drejte qe popullsia came per kete te kerkoj falje publike nga ana e shtetit grek qe faktikisht eshte shteti i tyre i origjines. Pastaj atyre ne menyre kolektive dhe me ligj te posacem duhet tu rikthehet shtetesia e hequr kolektivisht dhe pa pelqimin e tyre. Partia per Drejtesi dhe Integrim, qe nga themelimi i saj dhe me mbeshtetjen e asaj pjese te popullsise came te anetaresuar ne kete organizem politik, permes dokumentesh e analizash ekspertesh nderkombetare hodhi idene e trajtimit te cameve si pakice etnike e persekutuar, ne menyre konstante ne Greqi. Ngjarjet e vitit 1994-1945, ne kendveshtrim politik dhe racional shkencor, u trajtuan si nje gjenocid i paster ushtruar ne menyre te organizuar kunder nje pakice ne shtetin grek, sot anetare me te drejta dhe detyrime te plota ne Bashkimin Evropian.
E gjithe kjo strategji dhe rezultatet perkatese ju dorezuan shume eurodeputeteve te kombesive te ndryshme, duke kerkuar zgjidhjen e kesaj ceshtjeje te se drejtes nderkombetare vetem ne standardet evropiane te kesaj te drejte, te cilat tregojne qarte se rasti i tyre eshte politik dhe jo thjesht juridik.
Kush nga institucionet perkatese greke ju ka dhene te drejte per cfare thoni?
Sic pritej prej shume kohesh, deri tani vetem nje grup historianesh greke te universitetit "Pandio" te Athines, te specializuar ne ceshtjet e pakicave kombetare ne Ballkan. Ata njesoj si Partia per Drejtesi dhe Integrim, pas studimesh te ndryshme, vertetuan shkencerisht se ndaj cameve eshte ushtruar gjenocid i dhunshem ne vitet 1944-1945. Dhe se pronat e tyre, ne menyre te padrejte, i ishin dhene me reforme agrare popullsise greko-ortodokse te kembyer rreth viteve 1922-1925 me popullsi came myslimane te asaj periudhe. Te gjitha keto argumente, sot te vertetuara shkencerisht nga ana e studiuesve greke, jane c'ka kane thene publikisht e ne menyre konstante prej rreth 15 vitesh nga popullsia came, duke u ballafaquar me pergjigjen absurde greke te mosekzistences se kesaj ceshtjeje. Kjo nuk mund te lihet e tille, por duhet pranuar nga pala greke dhe te fillojne bisedimet konkrete jo vetem duke u bazuar ne Traktatin e Miqesise midis dy vendeve tona, por me njohjen zyrtarisht te kesaj historia nga ana e shtetit grek .
Sipas informacionit qe ju keni si kryetar i PDI-se, si kane qene marredheniet e cameve me pakicen greke ne Shqiperi?
Popullsia came, duke bashkejetuar vazhdimisht ne harmoni me fqinjet greke dje ne Greqi, dhe sot edhe nepermjet Partise per Drejtesi dhe Integrim, kerkon publikisht standarde te njejta me pakicen greke ne Shqiperi: Dyshtetesi, respektim te se drejtes se patjetersueshme te prones si ne Shqiperi edhe ne Greqi, ashtu edhe te drejten e gjuhes amtare, si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Greqi. Duhet padyshim qe te respektohen te drejtat e pakices greke ne Shqiperi, por padyshim duhet folur per te njejtin trajtim qe i duhet ofruar cameve si pakice ne Greqi, atyre qe jane atje, pra pjeses se ortodokse te cameve, por edhe pjeses tjeter myslimane e cila ne nje shtet laik duhet te jete e barabarte me vellezerit ortodokse, ne te drejta pronesie, shtetesie, dhe gjuhe.
Berisha: Camet, ceshtje juridike
Kryeministri Berisha, ne nje interviste te dhene dy dite me pare per gazeten greke "Kathimerini", ka theksuar se ceshtja came eshte nje ceshtje juridike, qe duhet te marri zgjidhje ne gjykatat perkatese. Keshtu, Berisha theksoi se ekziston Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut, ku keto ceshtje mund te zgjidhen. "Greket dhe shqiptaret duhet te dine se ceshtja e pronave eshte ceshtje pronash dhe nese ajo nuk analizohet tani do te duhet te analizohet neser, pasneser, ka nje Gjykate Evropiane te se Drejtave te Njeriut. Me mire te jemi te sinqerte per kete sesa te krijohen probleme", deklaroi Berisha per ceshtjen came. Nga ana tjeter, Berisha theksoi se, "marreveshja e Miqesise mes dy vendeve percakton qarte njohjen dhe respektimin e kufijve mes dy vendeve". Ne kete pike, sipas Berishes, asnje nga te dy shtetet nuk pretendon ne kurriz te tjetrit.