Majko mbron pronaret
Rozeta Rapushi
Kuvendi shtyu dje serish votimin per ndryshimet ne ligjin per "Legalizimin e Zonave Informale". Me kerkese te kryetares se grupit socialist Valentina Leskaj ligjvenesit vendosen te degjojne dhe perfaqesues nga pushteti lokal para se te marrin vendimin qe ti heqin disa kompetenca per t'ia dhene ALUIZNI-t. Kjo nuk bllokoi opoziten qe te kundershtoje ashper per te disaten here ndryshimet qe vijne nga ekzekutivi per procesin e legalizimit si dhe ne thelb ligjin e miratuar. "E tere historia qe ne kerkojme rishikim eshte tek shkelja e Kushtetutes. Nuk mund ti japesh nje prone nje personi qe e ka zene ate, pa bere me pare kompensimin e pronareve te ligjshem", tha deputeti socialist Pandeli Majko. Sipas tij nuk eshte qartesuar nese kane te drejte institucionet qe te japin toka pa kryer me pare shperblimin e pronareve. "Ne e kemi pasur ne partine e vjeter, qe toka i takon atij qe e punon. Ju e keni, toka i takon atij qe e ze", vijoi Majko. Ai kerkoi nga demokratet qe te mos veprojne si ish partia e tij e vjeter qe u be lemsh me tokat. "Mesoni nga eksperienca e vjeter. Nuk duam qe pas 40 vitesh dikush tju trokase ketyre njerezve e tu thote te dalin nga shtepite se nuk jane te tyret", vijoi socialisti. Pas shume kembenguljesh ndryshimet ligjore, u shtyne serish edhe per nje jave. "Diskutimet mbi kete projektligj i kane kaluar te gjitha etapat. Por gjithsesi, ne po e shtyjme edhe disa dite, meqe kerkohet nga opozita", pranoi kreu i grupit demokrat Astrit Patozi. Ndryshimet e propozuara nga qeveria per ligjin e legalizimeve, parashikojne qe te shtojne kompetencat e Agjencise se legalizimeve ALUIZNI, duke ja marre pushtetit vendor. Ekzekutivi mendon tua heqe te drejten Keshillave te Rregullimit te Territorit qe te shprehen per miratimin e legalizimit te zonave informale, pasi vonojne kete procedure. Por ne te gjitha diskutimet qe jane bere ne komisionet parlamentare, opozita eshte ankuar ndaj ketij ndryshimi, duke dyshuar se i jepet shume pushtet ALUZNI-t. Sipas tyre, ALUIZNI merr kompetenca te frikshme dhe ka vend per abuzime. Ndryshimet e qeverise ne ligjin per legalizimin e zonave informale percaktojne qe e gjithe siperfaqja e zene nga ndertimet pa leje do te kompensohet si siperfaqe toke truall per pronaret e ligjshem. E ka vendosur afate konkrete per te realizuar nje gje te tille. 80 per qind e fondit te parave qe po mblidhet nga pagesat qe kryejne personat qe legalizojne ndertimet e paligjshme, do te sherbeje per kompensimin e pronareve. Nisma ligjore shmang proceduren qe legalizimi te behet nepermjet veprimit me formalizimin e territoreve masive, sic jane zonat, vendbanimet apo bllokbanimet te ndertuara pa leje. Sipas te dhenave te ALUIZNI-t deri me sot nuk eshte dhene asnje tapi per personat qe kerkojne legalizimin e zonave informale.