PD-PS, kunder aleateve te vegjel per listat e hapura
Kryetari i Grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi se mazhoranca eshte e hapur per te pranuar pese “JO”-te e opozites per reformen zgjedhore. Sipas Patozit, vetem ne kete menyre mund te ofrohet nje zgjidhje per kete reforme shume te rendesishme. “Ne mund te ecim perpara, mund ta nisim me kembe te mbare, ne rast se pranojme edhe ato qe i konsiderojme si pese jo-te e artikuluar nga PS, per nga forca me e madhe opozites”, deklaroi dje ne nje prononcim per mediat, kreu i Grupit te PD-se. Nga ana tjeter, Patozi siguroi se PD do te konsultohet edhe me partite e tjera te opozites ne lidhje me kete reforme, duke qene se kjo parti kerkon nje konsensus sa me te madh per kete reforme. Por, ndonese deklaratave te perfaqesuesve te PD-se, ne lidhje me kete reforme, ende kjo parti nuk ka bere te qarte se cilin sistem elektoral kerkon per zgjedhjet e ardhshme.
Partia Socialiste perforcoi dhe njehere tjeter qendrimin e saj kunder kandidimit me lista te hapura ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ishte bashkekryetari i Komisionit te Reformes Zgjedhore, Kastriot Islami, i cili, gjate nje komunikimi me mediat, sqaroi lidhur me propozimet apo kerkesat e ardhura nga partite parlamentare sa i takon kesaj ceshtjeje. “Ka dy lloj listash kur behet fjale per sistemet proporcionale, apo sistemet e perziera qe kane nje pjese te proporcionalit. Ose lista eshte e mbyllur dhe kjo vendoset nga partia ne baze te rregullave dhe mekanizmave apo statutit te partise, ose varianti i dyte eshte ai qe quhet vote preferenciale. Vote preferenciale do te thote qe lista ka emrat e kandidateve dhe eshte votuesi, ai qe perzgjedh. Pra, me preference emrin, apo emrat e kandidateve, qe votuesi deshiron apo eshte votuesi qe ben renditjen e tyre ne liste”, theksoi Islami. Sipas tij, lista qe kerkohet ne Shqiperi eshte jashte standardeve, sepse lista qe eshte aplikuar ne Shqiperi eshte nje liste ku kryetari i partise vendos emrin e tij i pari, dhe eshte mbyllur per kryetarin, dhe eshte e hapur per te tjeret.
F.Mejdini/O.Xhilaga